
Gazetari dhe analisti Parim Olluri është tallur me zëdhënësin e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka me një video të kryeministrit Albin Kurti, i cili nuk trembet nga rrufeja e fuqishme gjatë prononcimit për mediat.
Olluri e ka quajtur budallallëk veprimin e Manxhukës, i cili ka publikuar në Facebook videon e kryetarit të partisë teksa nuk trembet nga murmurima.
“Wow, e përjetuam edhe shpërfaqjen e këtij budallaku. Partia e paska njoftuar popullin qe Lideri Suprem Albin Kurtit nuk tutet prej murmurimës. Video paskan postu”, ka shkruar Olluri.
Duke e quajtur Kurtin Mic Sokol, Olluri ka pyetur se përse ai nuk ishte bërë pjesë e luftës së fundit në Kosovë.
“Pse nuk hijke ne UÇK ky Mic Sokol? 23- 24 vjet i ka pase ky trim në vakt te luftës”, ka shkruar ai.










