Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti takohet me Pagnozin, diskutojnë për sfidën e moslejimit të sportistëve tek shtetet që e përziejnë politikën me sportin

18/12/2023 - 15:25
në Lajme
A A
Kurti takohet me Pagnozin, diskutojnë për sfidën e moslejimit të sportistëve tek shtetet që e përziejnë politikën me sportin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos dhe sekretari i përgjithshëm, Raffaelo Pagnozi, janë pritur nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrulla Çeku.

Capralos shoqërohej nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi e sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, si dhe drejtuesit e KOKSh-it, presidenti Fidel Ylli e sekretari i përgjithshëm, Gerti Shima.

“Kryeministri Kurti, që shoqërohej nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, foli për kandidaturën e fituar të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, investimet që do të bëhen në infrastrukturën sportive, si dhe përkushtimin që ka Qeveria për zhvillimin e sportit, duke shtuar se pikërisht Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport i kanë ndarë buxhetin më të madh për vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kryeministri u ndal edhe tek sukseset e sportistëve tanë, konkretisht ato të xhudos, si dhe Kampionatin Evropian të Hapur, të organizuar në Prishtinë, duke paralajmëruar edhe ngjarje tjera madhore në vendin tonë, ndërsa përmendi edhe sfidën moslejimit të sportistëve tanë në gara ndërkombëtare tek shtetet që e përziejnë politikën me sportin.

Edhe ministri Çeku foli për sukseset e vendit tonë në sport, organizimet ndërkombëtare që po bëhen në vendin tonë dhe përkushtimin që ka MKRS në mbështetjen e lëvizjes olimpike në Kosovë dhe sportit në përgjithësi, si dhe projektin e MKRS për përfshirjen e sporteve të caktuara në shkolla.

Presidenti Capralos veçoi të arriturat e sportit tonë, me theks të veçantë tri medaljet olimpike të Kosovës dhe progresin që ka bërë KOK-u, në dy tri vitet e fundit, duke thënë se ne jemi storje suksesi edhe për Komitetet Olimpike të shteteve të mëdha.

I pari i lëvizjes olimpike të Evropës u shpreh se marrja e organizimit të LM Prishtina 2030 është rast i mirë që shteti të investojë në infrastrukturën sportive.

“Presindeti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, falënderoi EOC-un me në krye Capralosin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e KOK-ut në projekte të ndryshme, derisa u shpreh mirënjohës edhe për Qeverinë e Kosovës dhe MKRS-në për mbështetjen e fuqishme në fitimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”.

I pari i KOKSh-it, Fidel Ylli, theksoi se bashkëpunimi mes dy Komiteteve Olimpike është në nivel të lartë, jo vetëm për organizimin e LM Prishtina 2030, por edhe në projekte të ndryshme të përbashkëta, derisa përgëzoi infrastrukturën ligjore që ka Kosova, derisa kërkoi që shteti të investojë edhe më shumë në infrastrukturë, ashtu siç ka bërë dhe po bënë Shqipëria.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë