Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti takon aktivistë të shoqërisë civile të Serbisë: Qasja në dialog ka ndryshuar, nuk është si në të kaluarën

21/06/2022 - 14:54
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti takon aktivistë të shoqërisë civile të Serbisë: Qasja në dialog ka ndryshuar, nuk është si në të kaluarën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe përfaqësues të disa organizatave joqeveritare të Serbisë.

Mes të tjerash Kurti ka folur edhe për dialogun me Serbinë, e ku tha se pas ndryshimeve demokratike të 14 shkurtit 2020, ka pësuar ndryshime edhe qasja në dialog.

“Tani dialogu nuk është i kornizuar në kohë dhe ka në qendër njohjen e ndërsjellë, e jo siç është zhvilluar në të kaluarën me kompromise të vazhdueshme nga Kosova, që bëheshin për të marrë njohjen nga Serbia dhe njohja nuk ndodhi. Nuk ndiqet më politika e transaksioneve sikurse në të kaluarën, por ajo e transformimit me vullnet të lirë”, tha Kurti ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti foli për të arriturat gjatë vitit të parë të qeverisjes dhe tha se stabiliteti institucional dhe qeverisja demokratike ka ndikuar në ngritjen për 17 vende të pozitës së Kosovës në indeksin e Transparency International për vitin 2021, po ashtu për 17 vende në indeksin e “Ëorld Press Freedom” për liri të shprehjes dhe të mediave.

Ndërkaq, sa i përket sundimit të ligjit është radhitur e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e vitit 2021 të “World Justice Project” dhe është vendi i vetëm në rajon që ka shënuar përmirësim në raportin e Fredoom House.

Ky stabilitet ka sjellë edhe rritjen e indikatorëve ekonomikë, tha kryeministri dhe theksoi rritjen ekonomike prej 10,53 për qind, ngritjen e eksporteve për mbi 83 për qind, të investimeve të huaja direkte rreth 22 për qind, rritjen e të hyrave tatimore për 30 për qind, të hyrave doganore për 31 për qind.

Kur njerëzit e shohin menaxhimin e mirë dhe luftimin e korrupsionit nga qeveria ata ndjehen më të sigurt dhe janë më të vullnetshëm të shpenzojnë më shumë, tha kryeministri.

Në Kosovë është dëshmuar se qeverisja demokratike dhe zhvillimi ekonomik shkojnë krahas njëra-tjetrës, gjë që i demanton idetë se ekonomia mund të zhvillohet më shumë dhe më shpejtë me qasje autoritare nga pushteti.

Lidhur me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti tha se pas ndryshimeve demokratike të 14 shkurtit 2020, ka pësuar ndryshime edhe qasja në dialog. Tani dialogu nuk është i kornizuar në kohë dhe ka në qendër njohjen e ndërsjellë, e jo siç është zhvilluar në të kaluarën me kompromise të vazhdueshme nga Kosova, që bëheshin për të marrë njohjen nga Serbia dhe njohja nuk ndodhi. Nuk ndiqet më politika e transaksioneve sikurse në të kaluarën, por ajo e transformimit me vullnet të lirë, shtoi ai.

Aktivistët e shoqërisë civile u interesuan dhe bënë pyetje për shumë çështje. Sa i përket mospërfshirjes së Kosovës në projektin Ballkani i Hapur, kryeministri Kurti tha se nuk është përkrahës i ideve, që e mbajnë Ballkanin Perëndimor të mbyllur në rrethin e vet apo që e afrojnë më shumë me Rusinë dhe Kinën, por është për projekte që e hapin dhe e lidhin me vlerat e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se Kosova mbështetë Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Procesin e Berlinit sipas rregullave të Bashkimit Evropian.

Duke folur për marrëdhëniet midis shqiptarëve e serbëve në Kosovë dhe qasjes së pushtetit qendror ndaj serbëve, kryeministri Kurti tha se komuniteti serb gëzon të drejta dhe liri të garantuara. Ai tha se është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit politikë të serbëve dhe se është i hapur të diskutojë për të gjitha problemet e komunitetit serb në Kosovë, por pengesë kryesore në bashkëpunim paraqesin instrumentalizimi dhe tendencat manipuluese nga politika në Beograd.

Takimi u zhvillua në kuadër të programit të Grupit për Ballkan për “Zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe avancimin e Bashkëpunimit Rajonal në Ballkanin Perëndimor”, i cili parasheh mbajtjen e konferencave dhe aktiviteteve që lidhen me shkëmbimin e vizitave reciproke të shoqërisë civile dhe aktivistëve me peshë në tërë rajonin. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Erik Grondahl.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë