Ai ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrjen për të ardhmen e vendit.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur bashkatdhetarë, regjistrimi për votim nga mërgata ka filluar.
Afati për regjistrim është nga 6 deri më 17 maj 2026.
Linku për regjistrim: https://diaspora.kqz-ks.org
Ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Ftoni familjarët, miqtë e dashamirët të bëhen pjesë e vendimmarrjes fillimisht duke u regjistruar për votim, pastaj edhe për të votuar.
Kujdes: Ju që vini fizikisht në Kosovë, nuk keni nevojë për regjistrim.”














