Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti thur elozhe për qeverisjen e tij: Patëm rritjen më të madhe ekonomike në historinë e shtetit

04/10/2022 - 17:29
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti thur elozhe për qeverisjen e tij: Patëm rritjen më të madhe ekonomike në historinë e shtetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në përurimin e fabrikës së letrës ‘’Royal Paper Cups’’, në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës.

Ai tha se po shënojmë edhe fillimin e një ndërmarrje të re prodhuese, një investimi të ri. “Pikërisht ajo që i duhet ekonomisë tonë. Prodhim, investim. Investim në prodhim”, u shpreh kryeministri para të pranishmëve në këtë ceremoni.

Duke kujtuar kohën e pandemisë me COVID-19 dhe sfidat e përballjes me të, ai riktheu në kujtesë edhe udhëzimet e profesionistëve që përpos mbajtjes së distancës, higjienës, dhe maskave, rekomandohej, edhe që në vend të gotave të xhamit e të porcelanit, të përdoreshin gotat një përdorimshe të letrës.

“E sot po përurojmë hapjen e një fabrike të prodhimit të gotave prej letre. Vlera investive kalon shifrën mbi një milion euro me synim të rritjes së potencialit prodhues në të ardhmen. Pandemia ndër të tjera na pati shpërfaqur një defekt serioz të ekonomisë tonë; varësinë nga importi, dhe mungesën e prodhimtarisë vendore, por sikurse ndërmarrësit që shohin shancin në vështirësi edhe qeveritë duhen që në kriza si ajo e pandemisë të shohin mundësi për reforma’’, tha më tej kryeministri Kurti.

Kurti megjithë krizën që ka kapluar vendin, tha se Kosova pati rritje ekonomike nën Qeverinë e tij.

Fjala e plotë e Kurti:

Të nderuar zotëri Abdyl Zhdrella dhe zotëri Fadil Halili,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Me kënaqësi e kam marrë ftesën që të jem sot me juve këtu. Agjenda ime ditore rëndom është e ngarkuar me takime të shumta e që zakonisht zhvillohen brendave mureve të një institucioni a të një organizate. Sot përveçse nuk jemi në zyrë, po shënojmë edhe fillimin e një ndërmarrje të re prodhuese, një investimi të ri. Pikërisht ajo që i duhet ekonomisë tonë. Prodhim, investim. Investim në prodhim.

Origjina e themelimit të Royal Paper Cups është shembulli më tipik i shpirtit ndërmarrës, i shpirtit që sheh mundësi në vështirësi. Më kanë njoftuar se idea kishte lindur gjatë kohës së pandemisë. Besoj ju kujtohet ajo periudhë kur përpos udhëzimeve për distancë, higjienë, e maska, rekomandohej, edhe që në vend të gotave të xhamit e të plastikës, e të porcelanit, të kemi gota njëpërdorimshe të letrës. E sot po përurojmë hapjen e një fabrike të prodhimit të gotave prej letre. Vlera investive kalon shifrën mbi një milion euro me synim të rritjes së potencialit prodhues në të ardhmen.

Pandemia ndër të tjera na pati shpërfaqur një defekt serioz të ekonomisë sonë; varësinë nga importi dhe mungesën e prodhimtarisë vendore. Por sikurse ndërmarrësit që shohin shancin në vështirësi edhe qeveritë duhen që në kriza, si ajo e pandemisë, të shohin mundësi për reforma. Andaj që atëherë fokusi ynë si qeveri ka qenë dhe është riorientimi i ekonomisë në drejtim të prodhimtarisë vendore.

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, krahas qytetarëve kemi mbështetur edhe bizneset. Deri më tani kemi subvencionuar kredi investive për 357 biznese prodhuese, me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve të tyre prodhuese.

Kemi mbështetur 43 biznese që janë në pronësi të grave, duke mbuluar 20 për qind të kryegjësë së kredisë për rritje të kapaciteteve.

107 biznese kanë përfituar nga mbështetja për likuiditet përmes subvencionimit të 10 për qind të kryegjësë së kredive.

Nëpërmjet masës 2.4 të pakos sonë kemi mbështetur 75 biznese prodhuese dhe eksportuese në rritjen e cilësisë, ngritjen e rritjen e stafit menaxherial, përfaqësim në panaire jashtë vendit dhe brendim e marketing të produkteve.

Mbështetja e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm për të mundësuar garantimin e 120 milionë euro kredi shtesë për biznese në përballje me efektet e pandemisë.

Ndërkohë, që për bizneset po vazhdojmë të subvencionojmë energjinë elektrike.

Mbi të gjitha me një qeverisje të mirë, të drejtë e zhvillimore, po ofrojmë një klimë të përshtatshme të të bërit biznes. Vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10. 7 për qind të bruto produktit vendor e në tre mujorin e parë të këtij viti 4.9 për qind të bruto produktit vendor, pasi që të zbritet inflacioni. E kjo është më shumë se në çdo vit tjetër në historinë e shtetit tonë dhe në rajon. Banka Botërore parashikon që Republika e Kosovës do të ketë rritjen më të shpejtë ekonomike në Ballkanin Perëndimor gjatë periudhës 2022-2024. Vitin e kaluar eksportet kanë qenë 83.6 për qind më të larta se krahasuar me vitin paraprak e sivjet janë edhe 29.5 për qind më të larta sesa me vitin 2021. Këtë vit për herë të për vlera e eksportit pritet ta kalojë shifrën prej 1 miliard euro. Të hyrat buxhetore janë për 1/3 më të larta sesa vitin e kaluar, ndërkaq investimet e huaja direkte janë rritur për 22 për qind.

Të gjitha këto janë dëshmi se Royal Paper Cups po e fillon rrugëtimin e saj në një kohë të mundësive. Andaj, ju përgëzoj dhe ju uroj shumë suksese në të ardhmen.

Urimet për juve le të jenë ftesë e thirrje që edhe të tjerët të investojnë në prodhimtari, që të mbulohet tregu vendor, të shtohet eksporti, të zgjerohet kompania, e të rritet punësimi.

Gëzuar e ju faleminderit!.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë