Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti u çoi para më shumë të vetëve, opozita akuzon se i ndëshkoi komunat që nuk udhëhiqen nga VV

12/12/2023 - 17:14
në Lajme
A A
Kurti u çoi para më shumë të vetëve, opozita akuzon se i ndëshkoi komunat që nuk udhëhiqen nga VV
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Favorizimi i komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar edhe këtë vit, sa i përket projekteve të reja kapitale nga niveli qendror. Në top pesë komunat me vlerën më të lartë të investimeve kapitale për vitin 2024, janë Gjilani, Shtimja, Kamenica e Podujeva që udhëhiqen nga VV. Nëse llogariten investimet për kokë banori, prin Shtimja me 102 euro, derisa e fundit është Suhareka me 1.77 euro për kokë banori. Nga Qeveria e Kosovës s’kanë pranuar të flasin se pse janë orientuar shumica e investimeve në këto komuna. Ndërkohë, nga AKK po e konsiderojnë këtë si ndëshkim.

Një tabelë e hartuar nga Instituti GAP tregon shpërndarjen jo të barabartë të fondeve për investime kapitale nga niveli qendror nëpër komuna për vitin 2024.

Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit shihet se ato janë orientuar nëpër katër komunat që udhëhiqen nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

“Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit mbi gjysma e kësaj shume (59.5% apo 13 milionë euro) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime). Këto komuna përbëjnë 14.5% të sipërfaqes në Kosovë dhe 11.6% të popullsisë”, theksohet në raportin e GAP.

Në krye të listës për investime kapitale renditet Gjilani me 6 milionë e 300 mijë euro, pasuar nga Shtimja me 2 milionë e 753 mijë e 333 euro dhe pastaj Prishtina me 2.3 milionë euro. Lista vazhdon me dy komuna tjera që udhëhiqen nga VV’ja, Kamenicën për të cilën janë paraparë investime të reja në vlerë 2.1 milionë euro dhe Podujevën në vlerë 1 milion e 855 mijë euro.

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se vërehet qartë se ka favorizim të komunave të Vetëvendosjes, derisa thotë se është lënë anash kryeqyteti.

Por, çka ai konsideron më shqetësuese është që as pas tri vitesh s’kanë arritur të përfundohen projektet e vjetra dhe se ende vazhdojnë të ndahen mjete për to.

“Shikoje rastin e Komunës së Prishtinës. Asnjë projekt i rëndësishëm për qytetarët e kryeqytetit, ku është e koncentrume pothuajse pjesa më e madhe e ekonomisë, ku krijohen të hyrat më të mëdha të ekonomisë, ku ka studentë, ku ka shërbime tjera vitale për shtetin, qeveria e diskriminon totalisht. Pastaj janë një varg komunash të mëdha që udhëhiqen nga parti të ndryshme, pothuajse secila komunë e madhe e vendit ku gravitojnë pjesë me e rëndësishme e shërbimeve për qytetarët edhe bizneseve ku ka më së shumti vende pune, ku krijohet aktivitet ekonomik e të gjitha, ka investime kapitale simbolike apo fare. Ajo që për mua ka qenë shumë shqetësuese, është që është viti i tretë që qeveria vazhdon të aprovojë buxhet për projekte të vjetra, që kanë qenë të qeverive të kaluara, d.m.th. as ato nuk kanë arritë me i përfundu e për ma shumë se ka nis asnjë projekt të ri”, thotë Rukiqi për Express.

E pavarësisht se niveli qendror ka favorizuar komunat e VV’së, Rukiqi shprehet skeptik se projektet do të realizohen.

“Ajo që është fatkeqe për qytetarët e vendit është ajo që edhe pse kjo qeveri i vendos ato shifra dhe duket që do t’i përkrah ato komuna, nuk arrin me i përkrah as ato komuna, për shkak se niveli i realizimit të investimeve kapitale është në nivel katastrofal”, ka deklaruar Rukiqi.

Ndërkohë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës po e konsiderojnë këtë si ndëshkim të disa komunave.

Kryetari i AKK’së, Sazan Ibrahimi, i ka thënë Gazetës Express se shumica e kryetarëve të komunave janë të zhgënjyer me ndarjet buxhetore për vitin 2024, meqë vlerësojnë se përdorur kritere subjektive.

Sipas Ibrahimit, janë 22 komuna të cilat vitin e ardhshëm do të kenë më pak buxhet për investime kapitale në raport me këtë vit.

“Kërkesat e komunave edhe këtë herë janë neglizhuar komplet. Gjatë diskutimeve nëpër komisionet parlamentare pas kalimit në lexim të parë të Projekt-buxhetit, as edhe një projekt i komunave s’ka gjetur përkrahje gjatë procedurave të leximit të dytë të Projekt-buxhetit, edhe pse kryetarët e komunave kanë dërguar me dhjetëra projekte, por s’kanë gjetur përkrahje. Ky nuk është viti i vetëm që ka mungesë të bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe lokal. Edhe vitin e kaluar ka ndodhur e njëjta”, thotë Ibrahimi.

Këtë e ka shpjeguar edhe përmes shifrave.

“Komuna e Deçanit do të ketë minus 694 mijë e 991 euro për investime të reja kapitale në raport me 2023. Komuna e Ferizajt do të ketë minus 777 mijë e 468 euro më pak se këtë vit. Fushë Kosova do të ketë minus 564 mijë euro. Hani i Elezit do të ketë minus 442 mijë e 386 euro më pak sesa këtë vit. Vitia i ka minus 496 mijë e 866 euro. Vushtrria ka minus 332 mijë e 112 euro më pak. Komuna e Graçanicës -652 mijë më pak. Mitrovica ka me i pas minus 102 mijë euro”, deklaron Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se zgjidhje e këtij problemi do të ishte themelimi i Grantit të Katërt, që shton se ka qenë edhe premtim i VV’së.

“Mirëpo, niveli qendror, përkundër kërkesës së pareshtur të kryetarëve të komunave, nëpër komunat që i kemi pasur me kryeministrin Kurti ku ka qenë prezent edhe ministri Murati, ata në vend që të përkrahin iniciativa të tilla që shkojnë në dobi të komunave, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo politike, ata kanë vendosur me tërheq nga strategjia legjislative Ligjin për Financa Lokale, ku është i akomoduar ky grant që po e kërkojmë me ngulm që disa vite”, shton ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë