Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ripërsëritur edhe njëherë se Kosova ka vendosur për reciprocitet sa i përket çështjes së targave.
Kurti tha veturat me targa të Serbisë do të lejohen të hyjnë në Kosovë, ashtu siç janë duke u lejuar veturat me targa RKS të hyjnë në Serbi.
“Respektimi i sovranitetit të njëri-tjetrit është çelësi për të lehtësuar jetën e njerëzve në vend të pretekseve për agresion. Qeveria jonë ka vendosur reciprocitet me vendimin e qeverisë së Serbisë, duke lejuar hyrjen e targave serbe në Kosovë pa afishe, ashtu siç hyjnë lirisht targat e Kosovës në Serbi”, tha ai.