Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Vetingu po merr rrugë – kur gjërat varen nga ne, punët ecin më shpejt

27/03/2024 - 12:30
në Lajme
A A
Kurti: Vetingu po merr rrugë – kur gjërat varen nga ne, punët ecin më shpejt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në trevjetorin e qeverisjes, ka thënë se Vettingu po merr rrugë.

Ai kritikoi Gjykatën Kushtetuese duke thënë se pritën më shumë se 10 muaj, ndërkaq për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Kurti thotë se po presin qe më shumë se një vit nga Kushtetuesja.

“Në përmbyllje të vitit të tretë, pas një pritje më shumë se 10 muajsh deri sa Gjykata Kushtetuese e trajtoi lëndën, më në fund kemi konfirmimin mbi amendamentet kushtetuese për Vetingun. Pra Vetingu i shumëpritur e tejet i nevojshëm po merr rrugë. Por pritja për shqyrtimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilin e kemi miratuar në shkurt të vitit 2023, nga po e njëjta gjykatë po vazhdon për më shumë se një vit.”

Kurti ka thënë kur gjërat janë varur nga ta, kanë ecur më shpejt. Ai ka përmendur themelimin e Gjykatës Komerciale, Gjykatës Administrative, Institutit për Krime Lufte.

“E kur gjërat janë varur nga ne, punët kanë ecur më shpejt. Kemi themeluar dhe funksionalizuar Gjykatën Komerciale, siç patëm premtuar, dhe kemi miratuar në qeveri projektligjin për themelimin e Gjykatës Administrative, siç kemi premtuar. E kemi themeluar dhe funksionalizuar Institutin për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë. Në janar të këtij viti u bë edhe pranim dorëzimi i dokumenteve të para në këtë Institut. Po ashtu, kemi mundësuar gjykimin në mungesë për kriminelët e luftës.”

I pari i ekzekutivit ka shkruar se kanë kompletuar pakon ligjore kundër korrupsionit.

“Kemi kompletuar pakon ligjore kundër korrupsionit, duke miratuar ligjet për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe atë për Deklarimin e Pasurisë. Gjithashtu kemi mundësuar Task-forcën Anti-korrupsion e cila pritet të funksionalizohet gjatë vitit. Ndër tjerash kemi miratuar edhe rregullativën për sinjalizuesit. Përmes ndryshimeve procedurale penale, gjithashtu kemi mundësuar largimin e zyrtarëve publikë me aktakuza dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për zyrtarët që kanë keqpërdorur pozitat zyrtare.”

Ai ka folur edhe për dhunën në familje.

“Për të adresuar dhunën në familje dhe në baza gjinore që vazhdon të na shqetësoj si shoqëri dhe institucione, kemi miratuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026, krahas Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Ligjit për Ndihmë Juridike Falas dhe mbi 10 akte tjera normativ. Në kuadër të fushatës së përvitshme “16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në fund të vitit të kaluar, për herë të parë lansuam masën e punësimit për gratë që janë viktima të dhunës. Përmes kësaj mase, qeveria do të subvencionojë 70% të pagës së të punësuarave për gjashtë muaj me radhë. Deri më tani janë dhjetëra aplikuese që pritet të përfitojnë nga kjo masë. Ndërkaq strehimoret që kujdesen për viktimat e dhunës në familje dhe organizatat e shoqërisë civile që mbrojnë dhe avokojnë për të drejtat e njeriut, i mbështetëm me 1.6 milion euro gjatë vitit 2023.”

Kurti ka shtuar se kanë ndarë 200 mijë euro më shumë për fëmijët pa përkujdes prindëror.

“Kemi ndarë 200 mijë euro më shumë për fëmijët pa përkujdes prindëror. I kemi liruar nga pagesa e ushqimit në Qendrën e Studentëve dhe banimit në Konvikte të gjithë studentët pa kujdes prindëror ose që kanë qenë në strehim familjar gjatë periudhës sa kanë qenë fëmijë. Ata së bashku me personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas, gjithashtu i kemi liruar nga tarifat noteriale. Sa i përket shërbimeve noteriale, kemi hapur gjashtë zyra alternative noteriale në Komunën e Malishevës, Rahovecit, Obiliqit, Kamenicës, Istogut dhe Kaçanikut të cilat kishin mbetur pa noterë.”

Kurti ka thënë se kanë hapur thirrjet publike në vlerë prej 1.5 milion euro për mbështetje financiare për strehimoret dhe OJQ-të e licensuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

“Këtë vit kemi hapur thirrje publike në vlerë prej 1.5 milion euro për mbështetje financiare për strehimoret dhe OJQ-të e licensuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare. Ndërkohë që janë licensuar 672 profesionistë të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.”

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë