Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti-Vuçiq në Berlin, a po përfshihet Gjermania në dialog?

02/05/2022 - 21:16
në Lajme
A A
Kurti-Vuçiq në Berlin, a po përfshihet Gjermania në dialog?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se më 4 maj, i dërguari i posaçëm për dialog, Mirolsav Lajҫak, do të zhvillojë një takim joformal me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuҫiq.

Sipas fjalëve të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ky takim joformal ka për synim mbështetjen e dialogut mbi normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi, ndryshe, po zhvillohet me angazhimin personal të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili, më 4 maj, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin kosovar e, më pas, me presidentin serb.

Siҫ merret vesh nga burimet mirë të informuara, kancelari gjerman do t’ua bëjë të qartë palëve se pritjet për debllokimin e procesit të dialogut në nivelin më të lartë politik nisin që pas darkës joformale dhe se priten takime të rregullta në Bruksel me qëllim të shtytjes së gjërave përpara.

Diplomatët evropianë tërheqin vërejtjen se ftesa që kancelari gjerman ua ka bërë kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuҫiq, vjen në momentin kur i pari i qeverisë gjermane është i mbingarkuar me angazhime, sidomos me ato që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë,RTK.

Ҫështja e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi është vendosur lart në agjendën e Berlinit zyrtar, ndërsa momenti i ftesës është dëshmi e qartë se kancelari gjerman është i gatshëm që të angazhohet personalisht në këtë çështje, kanë pohuar disa diplomatë evropianë.

Tërhiqet vërejtja, njëkohësisht, se më së paku dëshirohet që pas kësaj darke palët të kthehen në vendet e tyre e të mos jenë të gatshëm t’i lëvizin gjërat në dialog.

Ajo ҫfarë dëshiron të shohë Bashkimi Evropian, por edhe Gjermania, janë lëvizjet pozitive, së paku në tri marrëveshje: për energjetikën, për të pagjeturit dhe për targat e automjeteve.

Zyrtarët evropianë konfirmojnë se teksti i marrëveshjeve për energjetikë dhe të pagjeturit janë gati të finalizuara dhe duhen ca detaje gjuhësore në mënyrë që këto të marrin vulën politike.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë