Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po duket i pashqetësuar nga kritikat, qortimet e sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjendjen në veri të Kosovës.
Në ditën kur Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka qenë i ashpër në deklarimet për Kurtin, ai ka zgjedhur ta vizitojë një kompani softuerike në Kosovë.
Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka dhënë detaje për kompaninë e bashkëbisedimin me pronarin e saj.












