Shefja e Grupit Parlamnetar të LVV-së, Mimoza Kusari, Lila në fjalën e mbajtur në Kuvend ka folur në lidhje me gjendjen e fundit në Kosporatën Elektroenergjitke të Kosovës dhe arrestimin e kryeshefit, Nagip Krasnqit.
Kusari-Lila, ka ironizuar me opozitën për thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme duke iu kërkuar atyre që ta sjellin Nagip Krasniqin në Kuvend me duar të lidhura për ta intervistuar.
“I propozoj opozitës që ta bëjë edhe një mocion sot dhe nga qendra e paraburgimit ku po mbahet Nagip Krasniqi të sillet në sallën e Kuvendit, ashtu duarlidhur siç e nxorën nga gjykata dhe të pyetet për të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet tjera operacionale që janë zhvilluar në KEK gjatë një viti e gjysmë sa ishte ai drejtor”Kusari-Lila tha se disa muaj hetim i Komisionit hetimor për Energjinë nuk nxorri asnjë manipulim.
“Betejën më të ashpër në këtë Kuvend e keni bërë për energjinë, keni kërkuar formimin e komisioneve hetimore për energjinë. Disa muaj hetim dhe nuk nxorrët asnjë gjë në dritë. Arrestime të tilla si ai i Krasniqit, ndodhin jo pse i jep tender dikujt po se nuk i jep tender dikujt. Ju nuk e patët guximin të diskutonin mbi performancën në KEK po iu prezantoj disa nga arritjet e KEK.KEK ka një vazhdimëshi të rritjes së performancës financiare, Vetëm për tre vite KEK ka realizuar fitim 171.2 milion euro etj. Ndjej keqardhje se Kuvendi nuk po e kryn siç duhet punën e tyre. Jam e bindur se drejtësia do të triumfojë” tha Kusari-Lila në Kuvend raporton Gazeta Blic.












