
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media ka folur në lidhje me audio-inçzimin e publikuar dje mes saj dhe Milan Radojiçiq. Kusari-Lila tha se biseda është e montuar dhe se nuk ka folur me Radojiçiq për Ligjin për Pagën Minimale.
“Me fabrikime po mundohen ta sjellin në vëmendje Listën Serbe. Ne nuk kemi patur nevojë për mbështetjen e tyre. Vetëm një bisedë me insistimin e Simiq kam me Radojiçiq. Tendenca për ta pastru kriminelin Radojiçiq nga mediat tona është për keqardhje.“Lista Serbe me krejt aktivitetin e vet ka treguar se është organizatë kriminale. Ka 2 vite e gjysëm që nuk janë në Kuvendin e Kosovës dhe po tentojnë të futen në Kuvend përmes luftës hibride. Ajo bisedë çfarë kam dëgjuar dje është e montuar. Nuk kam folur me Radojiçiq për Ligjin për Pagën minimale” tha Kusari-Lila raporton Gazeta Blic.










