Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila i zbulon kalkulimet e Kurtit para 15 prillit, në llogari edhe tri votat e Nismës

10/04/2025 - 16:24
në Lajme
A A
Kusari-Lila i zbulon kalkulimet e Kurtit para 15 prillit, në llogari edhe tri votat e Nismës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mimoza Kusari-Lila i ka demantuar deklarimet e ministrit Hekuran Murati dhe disa deputetëve të Vetëvendosjes se i Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për formimin e qeverisë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, të caktuar më 15 prill.

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha sot se nuk ka një parashikim pozitiv për seancën e 15 prillit.

Në një intervistë për Euronews Albania, kryetarja e Alternativës shpalosi kalkulimet e partnerit të saj të madh, Vetëvendosjes, për formimin e qeverisë së re. Ajo çka zbuloi Kusari-Lila ishte pesimiste. Tha se Vetëvendosjes i mungojnë së paku dy deputetë për të arritur shumicën e thjesht, të nevojshme për formimin e ekzekutivit.

Kusari-Lila i futi në llogari edhe tre deputetët e Nismës, të cilët, siç tha ajo, kanë shprehur gatishmëri ta mbështetin formimin e Qeverisë Kurti III.

“Është e vërtetë që edhe Guxo, edhe Alternativa, të mandatuar e kanë kryeministrin Albin Kurti. Nga informatat janë që nga grupi i pakicave jo-serbe, nga dhjetë sa janë, tre prej tyre nuk kanë dhënë konfirmimin e tyre të plotë për formimin e Qeverisë. Aktualisht janë tetë përfaqësues të komunitetit jo-shumicë që e mbështesin qeverinë, përderisa ka gatishmëri edhe kryetari i Nismës, z. Limaj, për tre deputetët e vet”, tha ajo, dhe shtoi se nuk ka një marrëveshje të formalizuar me Nismën Socialdemokrate, por vetëm shprehje gatishmërie nga lideri i saj, Fatmir Limaj.

Ndryshe nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili tha sot se “patjetër” që Vetëvendosje i ka numrat e mjaftueshëm për qeverinë e re, Kusari-Lila e tha krejt të kundërtën.

Ajo tha se Vetëvendosje i ka aktualisht 59 vota, përfshirë tri të Nismës.

“56 [VV+ pakicat jo-serbe] dhe tri [të Nismës] – 59 dhe i bie që dy ende janë mangu nga 61 deputetët e shumicës së thjesht parlamentare”, zbuloi ajo llogaritë e Vetëvendosjes për formimin e qeverisë.

Megjithatë, Kusari-Lila tha se përpjekjet për arritjen e numrave vazhdojnë në pesë ditët e ardhshme.

Shpresë ka pak dhe vështirësi shumë, sipas deputetes.

“Me trendin aktual, nuk mund të kam parashikim pozitiv, por ne jemi vend i çudirave shpeshherë dhe dua të besoj.. kjo vjen nga elementi i optimizmit, dua të besoj që ne i kemi [mundësitë] edhe pse me vështirësi”, tha Kusari-Lila në fund.

Kusari-Lila e quajti “emocional” më shumë sesa “pragmatik” përgjigjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ndaj ftesës për takim të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë