
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar 1 shtatorin, ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, raporton Gazeta Blic.
Ajo në një postim në facebook, ju ka uruar mbarësi të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve në këtë vit të ri shkollor.
“Me fat viti i ri shkollor! Për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët sot filluan vitin e ri shkollor, ju pritë e mbara në rrugëtimin e ri! Dritë e diturisë ndriqoftë gjithmonë rrugën tuaj përpara”, ka shkruar Kusari-Lila.










