Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila skeptike për rezultatet në dialog, fajëson Serbinë

10/04/2022 - 10:59
në Kryesore, Lajme
A A
Kusari-Lila: Tek në dhjetor kuptova peshën e krizës energjetike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dialogu do të ketë ngecje për faktin se Serbia gjithmonë e ka pasur të njëjtin qëllim duke përdoru gjuhën nacionaliste para proceseve zgjedhore, kështu ka theksuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo shtoi se pala serbe nuk la pasur vullnet që të ketë avancim të këtij procesi, duke shtuar se mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i këtij shteti pas zgjedhjeve edhe pse nuk pret ndonjë ndryshim të madh.

Kusari-Lila u shpreh se Serbia ka dëshmuar një politikë pro-ruse, përderisa Kosova e ka dëshmuar të kundërtën dhe është rreshtuar krah vendeve demokratike.

“Dialogu do të ketë ngecje për faktin se Serbia gjithmonë e ka pasur të njëjtin qëllim duke përdoru gjuhën nacionaliste para proceseve zgjedhore, e njëjta ndodhi edhe me zgjedhjet e 3 prillit. Domethënë prej fillimit vërehet se nuk ka pasur vullnet të ketë përparim ose avancim në agjendën e integrimit rajonal që nënkuptonte progresin në dialog. Tash mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi pas procesit zgjedhor edhe pse rezultati zgjedhor në Serbi nuk është fare premtues në raport me demokratizimit e vendit”.

“Vërehet një politikë e cila fatkeqësisht në kundërshtime me të gjitha vendet evropiane është pro-ruse. Ndërsa është forcuar ky element me hyrjen e dy forcave politike në Kuvendin e Serbisë. Çfarëdo që themi është e hershme për faktin se duhet të pritet se si do të shkojnë proceset atje ndërsa për të pasur sukses duhet të dyja palët. Kosova në të kundërtën është vend që ka dëshmuar demokracinë funksionale dhe rreshtimin me vendet demokratike dhe do të vazhdojë rrugëtimin e saj përkundrejt problemeve që mund të vijnë nga Serbia”, tha Kusari-Lila.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës me mandatin që ka marrë është e përkushtuar që t’i kryejë të gjitha obligimet që ka karshi qytetarëve për proceset e reformave dhe po punon intensivisht.

“Të gjitha obligimet që i ka Qeveria karshi qytetarëve të saj me mandatin të cilin e ka marrë për procese të reformave të shumta është e përkushtuar dhe po punon intensivisht. Në aspektin e dialogut nëse ka insistim nuk mund të ketë sukses vetëm me njërën palë”.

“Prandaj në fushën dhe orientimin e obligimeve tona si shtet dhe si Qeveri jemi të përkushtuar t’iu dalim karshi pritjeve të qytetarëve të Kosovës. Procesi i integrimit është më tepër që lidh Kosovën me zhvillimet e brendshme, por reformat duhet të bëhen brenda në Kosovë dhe ato tashmë po ndodhin çdo ditë”, tha ajo.

Ajo u shpreh se në diplomaci mbahen takime publike dhe jo publike, sepse interesi i Kosovës është që të ketë njohje sa më shumë dhe të jetë i pranueshëm nga të gjithë, dhe shtoi se njohja më me peshë ka ardhur nga Izraeli.

“Jam e sigurt se në diplomaci mbahen takime zyrtare dhe jo zyrtare dhe publike e jo publike. Dhe interesi i vendit është që të ketë njohje sa më shumë dhe të jetë i pranueshëm nga të gjithë. Ne nuk mund të jemi peng i krizave të tjerëve, por interesi dhe misioni i ministres gërvalla dhe kabinetit qeveritar është që sa më lartë të ngrisim çështjen e subjektiviteti të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kosova është pranuar nga Izraeli. Një njohje me peshë për Kosovën për të cilën iu jemi mirënjohës ShBA-së dhe interesi ynë është që numri i njohjeve të rritet në vazhdimësi”, tha Kusari-Lila.

Ndërsa sa i përket punësimeve në KEK, deputetja Kusari-Lila bëri apel te shoqëria civile, mediat mos të abuzojnë me informatat dhe potencoi se është përfolur edhe për të afërmit e dy deputetëve kinse janë punësuar në KEK, gjë e cila sipas saj nuk ka rezultuar e vërtetë sepse siç u shpreh ajo, njëri në referencë nuk jeton fare në Kosovë.

“Ne së pari kemi pasur një konkurs në KEK. Domethënë institucioni i konkursit që nuk është respektuar me vite të tëra nga partitë e tjera në pushtet në ndërmarrje publike është respektuar. Ekziston një proces i ankimit dhe ekzistojnë mekanizma që të gjitha palët që kanë vërejtje në kuadër të konkursit kanë mundësi ti parashtrojnë ato. Njëjtë sikurse ministrja e drejtësisë ka deklaruar më herët se edhe në rast se ka bazë për prokurime që në mënyrë të pavarur të gjitha institucionet relevante t’i kryejnë detyrat e veta. Çfarëdo që themi ne në raport me epilogun e këtij procesi do të ishte e ngutshme për arsye se nuk janë të ditura të gjitha elementet”.

“Prandaj inkurajojmë të gjitha palët e përfshira shoqërinë civile, mediet që para publikimit të informacioneve mos të abuzojnë me informata. Ne kemi pasur dy deputet të afërmit e të cilëve janë përfolur për punësim në KEK të cilët nuk kanë rezultuar të vërteta aq më shumë që njëri në referencë as nuk gjendet fizikisht i vëllait në Kosovë fare nuk jeton këtu përderisa i është përfolur emri se është punësuar.

Domethënë duhet të jetë një llogari e të gjitha palëve të përfshira nëse jemi të interesuar që të kemi procese transparente dhe kredibile dhe të gjithë të mbahemi përgjegjës për detyrat dhe përkushtimet tona”, u shpreh tutje ajo./EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë