Sot është betuar kryetari i ri i komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura në 4 komunat veriore të Kosovës.
Vendimi i parë i kryetarit të ri ishte emërimi i nënkryetares nga komuniteti serb Katarina Agjanqiq, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kush është Katarina Agjanqiq.
Veriu.info sjellë një biografi të shkurt të nënkryetares së re të Mitrovicës Veriore.
Katarina Agjanqiq ka lindur në fshatin Babimoc të Komunës së Obiliqit.
Ajo punon si zyrtare në Administratën Tatimore të Kosovës në Mitrovicë, kurse jeton në pjesën veriore të Mitrovicës.
Nga sot e tutje do të shërbejë si nënkryetare e komunës së Mitrovicës Veriore.












