Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush është ushtari i FSK-së që dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe kërcënoi Policinë – Familja e ndau foshnjën 3-muajshe nga gruaja e tij

14/05/2022 - 17:30
në Kryesore, Lajme
A A
Kush është ushtari i FSK-së që dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe kërcënoi Policinë – Familja e ndau foshnjën 3-muajshe nga gruaja e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në media sot u raportua për arrestimin e një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Drenasi, i cili dyshohet për dhunë në familje e kanosje ndaj Policisë. I dyshuari, si të gjithë pjesëtarët e tjerë të këtij institucioni, që do të duhej të ishin persona me vlera të larta personale e profesionale, që respektojnë shtetin e familjen, duket se ka një qasje më ndryshe ndaj familjes e Policisë.

Burimet kanë bërë të ditur identitetin e ushtarit të ndaluar dhe detaje se si u denoncua nga bashkëshortja e tij, për dhunë në familje.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Arbënor Lekun, 25-vjeçar, i cili përveç që dyshohet se shkaktoi dhunë në familje, kreu edhe një veprim tjetër të ndëshkueshëm nga ligji, pikërisht kur u dërgua në mbajtje për veprimin e parë.

Rasti i dhunës në familje për të cilin u denoncua pjesëtari i FSK-së

Arbënor Leku u denoncua nga bashkëshortja e tij, gjatë ditës së djeshme, në stacionin policor në Drenas, për dhunë në familje. Gruaja e tij, e lodhur nga presioni dhe dhuna që ka pësuar nga bashkëshorti që i shërben sigurisë në vend, vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia para se të ndodhte diçka më e keqe në familje.

Mosmarrëveshjeve në familjen e pjesëtarit të FSK-së, siç mëson Sinjali u kishte paraprirë një ngjarje mjaft e ulët dhe e trishtë. Familja e të dyshuarit, ia kishte ndaluar nuses, gruas së Arbënor Lekut fëmijën, duke e ndarë foshnjën 3-muajshe nga nëna për muaj me radhë.

Përveç që e ndanë nga fëmija, e problemeve që po përjetonte në familjen e bashkëshortit, ajo pësoi edhe dhunë fizike, pasi dyshohet se u rrah nga burri i saj, i cili i shkaktoi lëndime trupore. Për pasojë ajo u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare për të marrë trajtim mjekësor, për shkak të goditjeve që kishte pësuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas denoncimit të rastit, burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se Policia e ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ku pas intervistimit, u ndalua me urdhër të prokurorit për 48 orë.

Por ky vendim vetëm sa e tensionoi situatën. Pjesëtari i FSK-së që do të duhej të ishte shembull për qasje ndaj Policisë së Kosovës, veproi në të kundërtën duke i kanosur policët te Qendra e Ndalimit.

Detaje nga rasti i kanosjes

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur dje, orët e pasdites, pasi Prokuroria urdhëroi ndalimin e të njëjtit, meqë informacionet e mbledhura deri në atë fazë hetimi provonin mjaftueshëm që i dyshuari kishte kryer veprën penale të dhunës në familje.

I mllefosur për shkak të urdhrit për ndalim policor, pjesëtari i FSK-së dyshohet se ka fyer dhe kanosur seriozisht tre zyrtarë policorë, në hyrje të qendrës së ndalimit, duke iu drejtuar me fjalët “s’jeni njerëz, pasi të dal nga këtu do t’i marr emrat e juaj dhe do të merrem personalisht me ju… e shihni kush jam unë”.

Gjithçka dyshohet se ndodhi te hyrja e Qendrës së Mbajtjes, kur i dyshuari refuzoi t’i prezantojë dokumentet e identifikimit dhe refuzoi të marrë trajtim mjekësor, ashtu siç u udhëzua.

Përballë këtij kërcënimi, zyrtarët policorë e kanë njoftuar Prokurorinë dhe ndaj të njëjtit është hapur edhe një rast, si i dyshuar për veprën penale “kanosje”.

Sinjali mëson se Prokuroria do të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që të zbardhen rrethanat e ngjarjes për veprat penale, të cilat dyshohet se i ka kryer pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori gjerman jep sinjale që liberalizimi i vizave është afër
Lajme

Ambasadori gjerman jep sinjale që liberalizimi i vizave është afër

27/05/2022 - 21:27
13 vjeçi u fut për të shpëtuar vëllain 10 vjeç, të miturit që u mbytën në liqen janë vëllezër, babai humb ndjenjat pasi merr lajmin (Emrat)
Lajme

13 vjeçi u fut për të shpëtuar vëllain 10 vjeç, të miturit që u mbytën në liqen janë vëllezër, babai humb ndjenjat pasi merr lajmin (Emrat)

27/05/2022 - 21:11
Krerët e shtetit takohen me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë
Kryesore

Krerët e shtetit takohen me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

27/05/2022 - 19:03
Arrestohet për ryshfet ortaku i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi
Kryesore

Arrestohet për ryshfet ortaku i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi

27/05/2022 - 18:15
Gërxhaliu për tërheqjen e Trustit: Fyti është vëllai i detit
Ekonomi

Gërxhaliu për tërheqjen e Trustit: Fyti është vëllai i detit

27/05/2022 - 17:32
Dënohet me 8 vite burg personi që shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj
Kryesore

Dënohet me 8 vite burg personi që shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj

27/05/2022 - 15:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria deklarohet për vrasjen e 30 vjeçarit në Pakashticë të Llapit

    Vriten babë e bir në veri të Mitrovicës pas një konflikti familjar

    531 Shpërndaje
    Shpërndaje 212 Tweet 133
  • Plas sherri në një familje kosovare: Vjehërria e gjejnë nusen me të dashurin në dhomë, burri i saj në Slloveni për punë

    346 Shpërndaje
    Shpërndaje 138 Tweet 87
  • “Zhag të shti në autobus”, një tjetër dëshmitar tregon mashtrimin nga kompania “Gmica Travel”

    305 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 76
  • Ky është avokati nga Mitrovica që dyshohet se u vra nga djali i tij (foto)

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Ky është djali 29-vjeçar që dyshohet për vrasjen e vëllait dhe babait në Mitrovicë

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info