Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush merr pjesë, si ndodh betimi, kush këndon: Gjithçka që duhet të dini rreth ditës së Inaugurimit

18/01/2025 - 12:56
në Lajme
A A
Kush merr pjesë, si ndodh betimi, kush këndon: Gjithçka që duhet të dini rreth ditës së Inaugurimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Donald Trump të hënën rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, pasi zyrtarisht të bëhet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e inaugurimit përfshin një ceremoni formale betimi, përformanca muzikore, një paradë festive dhe një numër ballosh formale. Zëvendëspresidenti i zgjedhur, JD Vance, po ashtu do të betohet, duke iu bashkuar Trumpit në skenë për të nisur zyrtarisht administratën e tyre të re.

Çka është inaugurimi?

Është një ceremoni formale që shënon fundin e një presidenti në zyrë dhe fillimin e administratës pasardhëse, raporton BBC, transmeton Nacionale.

Inaugurimi është pjesa me profilin më të lartë të tranzicionit të pushtetit mes udhëheqësve të qeverisë në Uashington DC.

Pjesa kyçe e ceremonisë përfshin presidentin e zgjedhur duke cituar betimin e zyrës: “Betohem solemnisht se do të ekzekutoj me besnikëri Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të bëj më të mirën nga mundësitë e mija për të mbajtur, ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Anise fitoi zgjedhjet e nëntorit, Trump zyrtarisht bëhet president sapo t’i thotë këto fjalë. Ai ka shërbyer si presidenti i 45-të nga viti 2017 deri në 2021.

Çfarë ndodhë gjatë ditës së inaugurimit më 20 janar?

Dita e dytë e inaugurimit të Trump do të fillojë me një shërbim në Kishën e Shën Gjonit, në sheshin Lafayette, një kishë historikë në Uashington DC, më pas me çaj në Shtëpinë e Bardhë.

Përformancat muzikore dhe deklaratat hapëse do të nisin nga ora 09:30, apo 15:30 sipas kohës lokale, transmeton Nacionale.

Pas kësaj, do të bëhet betimi i Trump dhe Vance brenda ndërtesës së Kapitol. Secili prej tyre duhet ta vendos dorën në një libër – zakonisht, por jo gjithmonë, Bibla – dhe të citojë betimin e zyrës.

Këtë vit, Trump do t’i përdorë dy – një Bibël peronale që i është dhënë nga gjyshja e tij në vitin 1955 dhe Bibla historike Lincoln, një volum i përdorur gjatë inaugurimit të presidentit Abraham Lincoln në vitin 1861.

Vance po ashtu do të betohet në një Bibël personale, një kopje familjare që ka qenë e stërgjyshes së tij.

Më pas, Trump do të mbajë fjalimin inaugurues, ku presidenti tregon qëllimet e tij për katër vitet e ardhshme. Pas kësaj, ai drejtohet për në Dhomën e Presidentit – pranë dhomës së Senatit – për të nënshkruar dokumente kyçe.

Më pas ai do të marrë pjesë në një drekë të organizuar nga Komiteti i Përbashkët i Kongresit për Ceremonitë Inauguruese.

Kjo zakonisht pasohet nga një paradë që nis nga ndërtesa e Kapitolit për të Pennsylvania Avenue në Shtëpinë e Bardhë, megithëse nuk dihet se a do të ndodhë kështu këtë vit.

Në mbrëmje, Trump shfaqet në tri ballo inauguruese në të gjithë qytetin, Ballon e Komandantit të Përgjithshëm, Ballon Inauguruese të Lirisë dhe Ballon Starlight.

Ai pritet që të flasë në të trija.

Ku do të ndodhë inaugurimi?

Zakonisht, procedurat e inaugurimit bëhen jashtë ndërtesës së Kapitolit. Këtë vit, sidoqofotë, ka parashikime për një mot të ftohtë dhe me erëra të fuqishme gjatë së hënës. Temperaturat pritet që të arrijnë një minimale -11 gradë Celsius dhe maksimale prej -5 gradë Celsius.

Të premten, Trump njoftoi përmes rrjeteve sociale se ai ka kërkuar që ceremonia të zhvendoset në ambiente të mbyllura, sepse “nuk dëshiron ta shohë askënd të lënduar, në asnjë mënyrë”.

Adresimi i inaugurimit, fjalimet dhe procedurat e tjera do të zhvendosen brenda Kapitolit, si dhe zonat e shikimit për mysafirët, ligjvënësit dhe personalitetet.

Të pranishmit e tjerë mund të shikojnë procedurat në një transmetim të drejtpërdrejtë brenda Arenës Capital One që ndodhet pranë. Trump ka thënë se do të vizitojë turmën në arenën sportive pas betimit të tij.

Nuk është hera e parë që moti ekstrem e zhvendos ceremoninë. Në vitin 1985, inaugurimi i Presidentit Ronald Reagan u zhvendos në ambiente të mbyllura dhe parada tradicionale u anulua për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë.

Kush merr pjesë në inaugurim?

Zyrtarët presin që rreth 200 mijë njerëz të paraqiten në Uashington DC, që mund të përfshijë përkrahës të Trumpit dhe protestues.

Shumë senator amerikanë dhe anëtarë të Dhomës do të marrin pjesë, si dhe mysafirë të administratës së re.

Pas Trumpit, Vance dhe familjeve të tyre, pjesëmarrësit më të rëndësishëm janë presidenti dhe zëvendëspresidentja në largim. Kjo nënkupton se do të shohim presidentin Joe Biden, dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris – e cila humbi në zgjedhje kundër Trump – si dhe partnerët e tyre, Jill Biden dhe Doug Emhoff.

Ish-presidentët dhe ish-zonjat e Para zakonisht janë pjesë e listës së mysafirëve, por Michelle Obama ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e këtij viti.

Obama është parë të ketë munguar edhe në një ceremony përkujtimi për ish-presidentit Jimmy Carter, duke qëndruar në Haëaii. Ajo ka marrë pjesë në secilin inaugurim që prej atij të bashkëshortit të saj në vitin 2009, duke përfshirë edhe betimin e parë të Trump në vitin 2017.

Bashkëshorti i saj, Barack Obama megjithatë pritet të jetë atje, bashkë me ish-presidentin tjetër, George Bush, dhe bashkëshorten e tij, Laura Bush.

Miliarderët e teknologjisë, Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg pritet të marrin pjesë në ceremoni, kanë raportuar disa media amerikane.

Shefi i platformës Tik Tok, Shou Zi Chew po ashtu raportohet se do të marrë pjesë, vetëm një ditë pas një ndalese të mundshme të rrjetit social në ShBA.

Edhe zëvendëspresidenti i Kinës, Han Zheng pritet të marrë pjesë.

Kush do të përformojë?

Këngëtarja dhe ish-fituesja e American Idol, Carrie Underwood do të përformojë “America the Beautiful” gjatë ceremonisë.

Lee Greenwood – bashkëpunëtori dhe miku i vjetër i Trump – po ashtu do të përformojë në ceremoninë e inaugurimit, si dhe këngëtari i operas, Christopher Macchio.

Grupi amerikan The Village People do të këndojnë gjatë tubimit të fitores së Trump të dielën si dhe në një nga ballot e së hënës. Trump shtë paraqitur shumë shpesh me këngë të grupit gjatë fushatës.

Përformues të tjerë pritet të jenë Kid Rock, Billy Ray Cyrus, Jason Aldean dhe Racal Flatts. Po ashtu, edhe Gavid DeGraë dhe reperi Nelly.

Si mund ta shikoni inaugurimin?

Zakonisht, ka një kërkesë të mahde për ta shikuar inaugurimin nga vendi i ngjarjet dhe biletat janë shumë shtrenjtë.

Por, nëse nuk keni mundësi ta ndiqni, ka edhe mënyra të tjera nga televizori.

Shtëpia e Bardhë do ta mbulojë direkt inaugurimin. BBC po ashtu do ta mbulojë përmes kanaleve të tyre sipas kohës lokale në Evropë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë