Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetueses së sulmuar nga pushteti i vjen mbështetja nga SHBA’të – edhe 12 ditë afat për vendim, a do të zhbllokohen institucionet

18/09/2025 - 17:07
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetueses së sulmuar nga pushteti i vjen mbështetja nga SHBA’të – edhe 12 ditë afat për vendim, a do të zhbllokohen institucionet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deri në fund të këtij muaji, më 30 shtator, deputetët e kanë të ndaluar të ndërmarrin çfarëdo veprimi, apo edhe, zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese me 5 shtator përmes një mase të përkohshme, e cila erdhi për shkak të kërkesës nga ana e Listës Srpska. Këta u ankuan për mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve nga radhët e pakicave – arsye kjo se pse Kuvendi konsiderohet ende i pakonstituuar plotësisht.

Ky afat kufizues s’është i vetmi i vendosur nga kjo gjykatë. Një të tillë e kishte vendosur edhe gjatë muajve korrik-gusht, ku edhe atëherë deputetëve s’u ishte lejuar të vepronin deri në vendimin e Kushtetueses.

Edhe si e kaluara, edhe masa e fundit e Gjykatës Kushtetuese u prit me sulme e gjuhë të ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje, e Albin Kurtit.

Porse, për dallim nga rastet e javëve më parë, sulmet për masën e fundit të gjykatës, ishin më të ashpra.

Pjesë e këtyre, pa u rezervuar fare në deklarimin e tyre, kanë qenë edhe kryetari i VV-së Kurti, dhe nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca.

Kurti e cilësoi Kushtetuesen si ‘’hije politike opozite e Vetëvendosjes’’, duke thënë se masën e kishte marrë ‘’pa arsyeshëm’’.

Lideri i VV-së kishte deklaruar se për dilemë e kishte se nëse masa e shtatorit e Kushtetueses ‘’është më shumë absurde apo e dëmshme’’.

Gjuhë edhe më të ashpër kishte përdorur krahu i djathtë i Kurtit, Konjufca.

Ky i fundit, që kishte shërbyer edhe si kryetar kuvendit gjatë mandatit të kaluar, është treguar brutal ndaj Gjykatës duke thënë se kjo e fundit mund të bëjë ‘’tradhti shtetërore’’.

Konjufca kishte vlerësuar se ‘’gjykata nuk ka çfarë të interpretojë përtej Kushtetutës’’.

Ajo çfarë e thelloi edhe më shumë skandalin, ishte edhe deklarimi i presidentes Vjosa Osmani.

Kjo e fundit në një konferencë për media, u deklarua me ‘’gjuhën e VV-së’’, duke ‘’miratuar’’ kështu sulmet e kësaj partie nda kësaj gjykate.

Osmani, deklaratat në fjalë i arsyetoi duke u thirrur në lirinë e shprehjes, dhe duke shtuar se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk janë “shenjtëri”.

Këto sulme të njëpasnjëshme nga udhëheqja e VV-së, por edhe e akterëve të kësaj partie s’kaluan pa ngjallur reagime.

Njohës të politikës i cilësuan të njëjtat si skandaloze e që të cilat s’duhen të ndodhin.

Por, reagimet s’ishin e tëra që ndodhi gjatë kësaj kohe. Kjo gjuhë e papranueshme e Kurtit dhe e partisë së tij, s’kaloi pa u ndëshkuar. Dhe ndëshkimi erdhi nga aleati kryesor i shtetit të Kosovës, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada e tyre në Prishtinë njoftoi se e kanë pezulluar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën. Vendim i cili u morr pikërisht për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, shkruan Gazeta Express.

“Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, u tha në komunikatën e lëshuar nga ambasada amerikane.

Përveç goditjes që Amerika i dha Kurtit, ata u siguruan edhe që të dalin publikisht në mbrojtje të Gjykatës në fjalë.

Kësisoj, dje u njoftua se kryetari i Kushtetueses, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming.

Në njoftimin e bërë dje, u theksua se biseda është fokusuar në punën e deritanishme të Kushtetueses dhe rolin e kësaj të fundit në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

‘‘Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës’’, u bë e ditur mes tjerash në komunikatën e djeshme.

Në anën tjetër, njohës të ndryshëm të politikës kanë vlerësuar se goditja e SHBA-së ndaj Kurtit, është prishje e një raporti që vështirë se mund të rregullohet.

Ndër ata që kanë komentuar këtë situatë ka qenë edhe ish ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ky i fundit përveç se këshilloi që vendimi i SHBA’së ‘‘duhet marrë seriozisht’’, dhe se ‘’është për keqardhje që nuk do të ndodhë’’ dialogu, ai komentoi edhe raportin me Kurtin.

Ish ambasadori hodhi poshtë qëndrimet se raportet mes kryeministrit në detyrë dhe SHBA-ve janë të mira.

‘‘Një gjë që kam vënë re në postimet në rrjetet sociale dhe deklaratat e tjera të zyrtarëve, është se disa po përpiqen ta minimizojnë këtë. Disa thonë se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës ende kanë marrëdhënie të mira me SHBA-në, por kjo, thjesht, nuk është e vërtetë. Nëse gjithçka do të ishte mirë, nuk do të kishte pasur nevojë për këtë vendim për të pezulluar Dialogun Strategjik – përkohësisht ose për një kohë të pacaktuar’’, tha ai në një intervistë dhënë për REL.

Në këtë stuhi zhvillimesh duhet theksohet edhe takimi i përbashkët i tri partive të ish-opozitës, PDK, LDK dhe AAK në ambasadën e SHBA-së, i cili ndodhi pas vendimit të SHBA-së për pezullim të dialogut. Edhe pse detaje s’u bën publike, zyrtarë të këtyre partive kanë thënë se janë në kontakt të rregullt me amerikanët dhe të ngarkuarën me punë në këtë ambasadë, Annu Prattipati.

Tashmë që kanë mbetur më pak se dy javë deri në vendimin e Kushtetueses, Kosova është duke parë të zhvillohet një proces i ri zgjedhor, ai i zgjedhjeve lokale. Mundësitë që Kosova të shoh edhe një tjetër proces zgjedhor për nivelin qendror ende shihen si të mundura. Megjithatë, për diçka të tillë duhet të pritet vendimi i 30 shtatorit. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë