Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e Kurtit, Sallahut, Haxhiut se “deputetët obligohen të votojnë”: S’ka detyrim, është në vullnetin e tyre

26/03/2026 - 10:11
në Lajme
A A
Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e Kurtit, Sallahut, Haxhiut se “deputetët obligohen të votojnë”: S’ka detyrim, është në vullnetin e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën që deputetët kanë edhe një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e Presidentit, meqenëse Kuvendi nuk i ka pasur në dispozicion 60 ditët prej kur duhej të fillonte procedura e deri në ditën kur duhej të përfundonte (30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual).

Kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje thonin në fillim të muajit se deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në votimin për Presidentin. Sipas tyre, deputetët duhej ta mundësonin zgjedhjen e Presidentit, edhe nëse LVV-ja do të vendoste t’i propozonte dy kandidatë nga kjo parti, siç bëri më 5 mars.

Blerim Sallahu, këshilltar ligjor i Kurtit, shkruante se “deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në votim në mënyrë që të zbatohet drejt dhe në tërësi procedura e zgjedhjes së Presidentit të vendit”.

Edhe vetë Kurti, pas një takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pati thënë se Kushtetuta “i obligon deputetët që të votojnë”.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu trumbetonte po të njëjtën ditë se deputetët detyrohen të jenë të pranishëm dhe të votojnë.

“Është e rëndësishme që t’i kemi 80 vota në kuti në dy rundet e para, dhe në të tretin mjafton me 61. Le të jenë të gjitha palët konstruktivë. Pra, pa propozime apo pa tendenca për ta bllokuar zgjedhjen e Presidentit. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë. Pra, kërkesa që duhet të jenë 80 vota është e ndërlidhur me këtë: pra, sepse Gjykata Kushtetuese i ka detyruar deputetët që të jenë në nivelin e përgjegjësisë së tyre, pra të jenë të pranishëm dhe të votojnë”, pati thënë ajo në një konferencë për media.

E pyetur se cilit aktgjykim po i referohej ndërsa e thoshte këtë, Haxhiu thoshte se bëhej fjalë për “rastin e ish-presidentit Pacolli”.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin që e nxori dje, i dha sqarim edhe kësaj çështjeje. Tha se deputetët s’mund të detyrohen dhe se është “tërësisht në vullnetin” e tyre se çfarë ata konsiderojnë se është “në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës”.

“Së dyti dhe në lidhje mandatin dhe ushtrimin e funksionit të deputetit, Gjykata rikujton që Kushtetuta në nenin 70 [Mandati i Deputetëve] përcakton që deputetët si përfaqësues të zgjedhur të popullit, nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, si dhe ka përcaktuar në mënyrë specifike bazat për përfundimin apo humbjen e statusit të deputetit. Po ashtu, bazuar në nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës, deputetët marrin përgjegjësinë që mandatin përfaqësues ta ushtrojnë në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në përputhje me kërkesat formale të përcaktuara në Kushtetutë, ligje dhe rregulloren e Kuvendit (shih, rastin KO124/25, cituar më lart, paragrafi 130 dhe 190). Sipas Gjykatës, se çka konsiderojnë deputetët se është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës në aspekt politik dhe në aspekt të politikave publike, është tërësisht në vullnetin dhe vendimin e deputetëve të Kuvendit. Përderisa respektohet Kushtetuta, çdo zgjedhje e të zgjedhurve dhe njëkohësisht përfaqësuesve të popullit, duhet respektuar dhe Kushtetuta përcakton qartë, që deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues (shih, rastin KO72/20, cituar më lart, paragrafi 357 dhe rastin KO124/25, cituar më lart, paragrafi 181)”, thuhet në pikën 175 të aktgjykimit.

Kushtetuesja sqaroi një formulim të saj të dikurshëm në një prej aktgjykimeve të saj.

“Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se në rastin KO47/16, ndër të tjerash ka theksuar se: Duke adresuar pretendimet e parashtruesve, Gjykata së pari rikujton dhe thekson paragrafin 1 të nenit 70 [Mandati i Deputetëve] të Kushtetutës që “Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues” si dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës që “Deputetët e Kuvendit të Kosovës ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Kushtetutë, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit”. Në vazhdim, Gjykata vëren se formulimi që “të gjithë 120 deputetët duhet të votojnë”, i përmendur në paragrafin 85 të Aktgjykimit të Gjykatës, në rastin KO29/11, duhet kuptuar në ndërlidhje me përmbajtjen e paragrafëve 83 dhe 84 të atij Aktgjykimi”.

Gjykata thekson se “detyrimet e deputetëve për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit janë të rregulluara dhe burojnë nga Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetëve (në tekstin e mëtejmë: Ligji për Deputetet), Rregullorja e punës së Kuvendit dhe nga Kodi i sjelljes për deputetët”.

“Mos përmbushja e detyrimeve të përcaktuara me Ligjin për Deputetet, nuk e zhvlerëson një vendim të Kuvendit për aq sa shumica e nevojshme për marrjen e një vendimi, siç është specifikuar në Kushtetutë, mbahet në Kuvend”.

Në rastin konkret, Gjykata vlerëson se “Kushtetuta u ka dhënë deputetëve gjithë hapësirën e nevojshme që në kuadër të garancive të mandatit jodetyrues dhe kërkesave për ushtrimin e mandatit të tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës, të gjejnë mënyrën për t’i dhënë shtetit Presidentin e ri, ndërsa popullit përfaqësuesin dhe simbolin e unitetit, në përputhje me procedurën e përcaktuar me Kushtetutë dhe të sqaruar më tej në praktikën gjyqësore (shih, rastet e Gjykatës, KO29/11, cituar më lart dhe KO47/16)”.

Tags: Albin KurtiAlbulena HaxhiuBlerim SallahuGjykata Kushtetuese

JU REKOMANDOJMË

MPB-ja monitoron procesin e lejeqëndrimit në Mitrovicën e Veriut

Në veri të Kosovës janë regjistruar 374 biznese, rreth 280 kanë paguar tatime
26/03/2026 - 11:15

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të përcjelljes nga afër të procesit të aplikimeve...

Më shumëDetails

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit
26/03/2026 - 11:07

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet që skenari i ngjashëm të shfaqet edhe në disa vende të Ballkanit – me deri në 40 cm borë....

Më shumëDetails

Po mbërrijnë listat e reja të sanksioneve për Malin e Zi

Po mbërrijnë listat e reja të sanksioneve për Malin e Zi
26/03/2026 - 11:01

Administrata e Shteteve të Bashkuara po përballet me afatin e parë kyç për zbatimin e Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor, i cili e vendos Malin...

Më shumëDetails

Ramabaja: Sot ose nesër të mblidhet urgjentisht Kuvendi, të shkarkohet presidentja

Ramabaja e quan “bebe” zyrtaren e PSD-së, pason përplasja e ashpër
26/03/2026 - 10:50

Analisti politik i lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, Sadri Ramabaja u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme dhe të...

Më shumëDetails

Irani po përgatit një projektligj për të vendosur tarifa për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit

Irani po përgatit një projektligj për të vendosur tarifa për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit
26/03/2026 - 10:46

Mediat iraniane kanë raportuar se parlamenti atje po kërkon të miratojë një ligj për të vendosur tarifa për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kreu i komisionit parlamentar për...

Më shumëDetails

Situata në Lindjen e Mesme, sekretari britanik i Mbrojtjes: Ende s’ka detaje për planin e SHBA’ve për t’i dhënë fund konfliktit

Situata në Lindjen e Mesme, sekretari britanik i Mbrojtjes: Ende s’ka detaje për planin e SHBA’ve për t’i dhënë fund konfliktit
26/03/2026 - 10:29

Sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey, duke folur për situatën në Lindjen e Mesme, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po ndihmon për të bashkuar vendet dhe për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë