Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e Kurtit, Sallahut, Haxhiut se “deputetët obligohen të votojnë”: S’ka detyrim, është në vullnetin e tyre

26/03/2026 - 10:11
në Lajme
A A
Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e Kurtit, Sallahut, Haxhiut se “deputetët obligohen të votojnë”: S’ka detyrim, është në vullnetin e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën që deputetët kanë edhe një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e Presidentit, meqenëse Kuvendi nuk i ka pasur në dispozicion 60 ditët prej kur duhej të fillonte procedura e deri në ditën kur duhej të përfundonte (30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual).

Kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje thonin në fillim të muajit se deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në votimin për Presidentin. Sipas tyre, deputetët duhej ta mundësonin zgjedhjen e Presidentit, edhe nëse LVV-ja do të vendoste t’i propozonte dy kandidatë nga kjo parti, siç bëri më 5 mars.

Blerim Sallahu, këshilltar ligjor i Kurtit, shkruante se “deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në votim në mënyrë që të zbatohet drejt dhe në tërësi procedura e zgjedhjes së Presidentit të vendit”.

Edhe vetë Kurti, pas një takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pati thënë se Kushtetuta “i obligon deputetët që të votojnë”.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu trumbetonte po të njëjtën ditë se deputetët detyrohen të jenë të pranishëm dhe të votojnë.

“Është e rëndësishme që t’i kemi 80 vota në kuti në dy rundet e para, dhe në të tretin mjafton me 61. Le të jenë të gjitha palët konstruktivë. Pra, pa propozime apo pa tendenca për ta bllokuar zgjedhjen e Presidentit. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë. Pra, kërkesa që duhet të jenë 80 vota është e ndërlidhur me këtë: pra, sepse Gjykata Kushtetuese i ka detyruar deputetët që të jenë në nivelin e përgjegjësisë së tyre, pra të jenë të pranishëm dhe të votojnë”, pati thënë ajo në një konferencë për media.

E pyetur se cilit aktgjykim po i referohej ndërsa e thoshte këtë, Haxhiu thoshte se bëhej fjalë për “rastin e ish-presidentit Pacolli”.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin që e nxori dje, i dha sqarim edhe kësaj çështjeje. Tha se deputetët s’mund të detyrohen dhe se është “tërësisht në vullnetin” e tyre se çfarë ata konsiderojnë se është “në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës”.

“Së dyti dhe në lidhje mandatin dhe ushtrimin e funksionit të deputetit, Gjykata rikujton që Kushtetuta në nenin 70 [Mandati i Deputetëve] përcakton që deputetët si përfaqësues të zgjedhur të popullit, nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, si dhe ka përcaktuar në mënyrë specifike bazat për përfundimin apo humbjen e statusit të deputetit. Po ashtu, bazuar në nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës, deputetët marrin përgjegjësinë që mandatin përfaqësues ta ushtrojnë në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në përputhje me kërkesat formale të përcaktuara në Kushtetutë, ligje dhe rregulloren e Kuvendit (shih, rastin KO124/25, cituar më lart, paragrafi 130 dhe 190). Sipas Gjykatës, se çka konsiderojnë deputetët se është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës në aspekt politik dhe në aspekt të politikave publike, është tërësisht në vullnetin dhe vendimin e deputetëve të Kuvendit. Përderisa respektohet Kushtetuta, çdo zgjedhje e të zgjedhurve dhe njëkohësisht përfaqësuesve të popullit, duhet respektuar dhe Kushtetuta përcakton qartë, që deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues (shih, rastin KO72/20, cituar më lart, paragrafi 357 dhe rastin KO124/25, cituar më lart, paragrafi 181)”, thuhet në pikën 175 të aktgjykimit.

Kushtetuesja sqaroi një formulim të saj të dikurshëm në një prej aktgjykimeve të saj.

“Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se në rastin KO47/16, ndër të tjerash ka theksuar se: Duke adresuar pretendimet e parashtruesve, Gjykata së pari rikujton dhe thekson paragrafin 1 të nenit 70 [Mandati i Deputetëve] të Kushtetutës që “Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues” si dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës që “Deputetët e Kuvendit të Kosovës ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Kushtetutë, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit”. Në vazhdim, Gjykata vëren se formulimi që “të gjithë 120 deputetët duhet të votojnë”, i përmendur në paragrafin 85 të Aktgjykimit të Gjykatës, në rastin KO29/11, duhet kuptuar në ndërlidhje me përmbajtjen e paragrafëve 83 dhe 84 të atij Aktgjykimi”.

Gjykata thekson se “detyrimet e deputetëve për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit janë të rregulluara dhe burojnë nga Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetëve (në tekstin e mëtejmë: Ligji për Deputetet), Rregullorja e punës së Kuvendit dhe nga Kodi i sjelljes për deputetët”.

“Mos përmbushja e detyrimeve të përcaktuara me Ligjin për Deputetet, nuk e zhvlerëson një vendim të Kuvendit për aq sa shumica e nevojshme për marrjen e një vendimi, siç është specifikuar në Kushtetutë, mbahet në Kuvend”.

Në rastin konkret, Gjykata vlerëson se “Kushtetuta u ka dhënë deputetëve gjithë hapësirën e nevojshme që në kuadër të garancive të mandatit jodetyrues dhe kërkesave për ushtrimin e mandatit të tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës, të gjejnë mënyrën për t’i dhënë shtetit Presidentin e ri, ndërsa popullit përfaqësuesin dhe simbolin e unitetit, në përputhje me procedurën e përcaktuar me Kushtetutë dhe të sqaruar më tej në praktikën gjyqësore (shih, rastet e Gjykatës, KO29/11, cituar më lart dhe KO47/16)”.

Tags: Albin KurtiAlbulena HaxhiuBlerim SallahuGjykata Kushtetuese

JU REKOMANDOJMË

PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
14/09/2026 - 09:13

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese, ku pritet të kërkojë sqarime lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend. PDK ka njoftuar se në orën...

Më shumëDetails

Qeveria Kurti 4 mban mbledhjen e parë

Shpenzimet qeveritare arritën nivel rekord në tremujorin e dytë
14/09/2026 - 09:01

Qeveria e re e Republikës së Kosovës pritet të mbajë sot mbledhjen e parë pas votimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Mbledhja do të mbahet në ora...

Më shumëDetails

Musliu: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, edhe NATO-ja do të japë përgjegjësi

Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira të saj – Republika nuk është lodër për interesa partiake!
14/09/2026 - 08:41

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se një vendim për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën,...

Më shumëDetails

Vazhdon në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
14/09/2026 - 08:24

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon sot seanca për paraqitjen e deklaratave përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim...

Më shumëDetails

AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë
14/09/2026 - 08:11

Deputeti i AfD-së, Tobias Teich ka folur lidhur me qëndrimin e tij dhe të forcës së tij politike lidhur me çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me...

Më shumëDetails

E diela e punës në Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria

E diela e punës në Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria
14/09/2026 - 07:59

Kuvendi i Kosovës të dielën, më 13 shtator, u konstituua dhe vetëm pak orë më vonë votoi Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Megjithatë, mënyra se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Deputeti i LDK-së i reagon VV-së: Lojë për të na çuar në zgjedhje, keni me marrë fund politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Inspektorati i punës gjen shkelje flagrante të drejtave të punëtorëve në kompaninë e ujit “Rugove”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë