Kuvendi i Kosovës ka filluar përgatitjet për votimin e presidentit të Kosovës.
Në sallën plenare ne Kuvend janë vendosur kutitë e votimit ku pritet që pas pak të tentohet votimi për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar emrat e Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës si dy opsionet për postin e të parit të shtetit.













