Kuvendi komunal i Mitrovicës ka mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt ku ka shqyrtuar disa pika të rendit të ditës dhe ka marrë disa vendime.
Një nga vendimet e marra është edhe shfuqizimi i pjesshëm i vendimit të 26.11.2020 për subevncionimin me nga 50 euro për personat e prekur nga COVID-19, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas vendimit të ri të Kuvendit Komunal të Mitrovicës më nuk do të ketë subvencionim për personat e prekur me COVID-19 me përjashtim të rasteve sociale që do të vazhdojnë t’i marrin sërish nga 50 euro.
Asamblistët e PDK-së refuzuan të mbështesin propozimin e asamblistes nga radhët e Vetëvendosjes, Elidiana Budini Haziri, që në kategorinë e përfituesve të përfshihen edhe pensionistët, e cila propozimin e arsyetoj me shumën e vogël të pensioneve që marrin pensionistët dhe rrjedhimisht vështirësive që do të ketë kjo kategori shoqërore për përballimin e kostos financiare të shpenzimeve për barna që i duhet një personi të infektuar me COVID-19.
Kujtojmë që një vendimi për subvencionim ishte marrë nga legjislatura e kaluar.












