
Kuvendi i Shqipërisë sapo miratoi Rezolutë mbi pretendimet e Dick Martyt për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së.
Tani, do t’i kërkohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të bëjë një rishikim të rezolutës që është votuar më parë dhe të rivlerësojë pretendimet e pabazuara të Martyt.
Të gjithë deputetët në Kuvendin e Shqipërisë me 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim i dhanë mbështetjen kësaj rezolute.











