Kuvendi Komunal në Vushtrri me të gjithë votat për dhe asnjë kundër i ka dhënë dritën e gjelbër projekt-buxhetit për vitin 2023.
Kryetari Idrizi tha se buxheti i miratuar hap rrugët për jetësimin e projekteve, për të cilat edhe kemi marrë besimin e qytetarëve.
Njoftimi i plotë:
MIRATOHET BUXHETI PËR VITIN 2023
Sot, Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë ka miratuar buxhetin për vitin 2023 njoftoi kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi.
Kryetari Idrizi ka njoftuar se buxheti i është miratuar Komunës së Vushtrrisë për vitin 2023 me të gjitha votat [për] dhe asnjë [kundër].
”Buxheti i miratuar hap rrugët për jetësimin e projekteve, për të cilat edhe kemi marrë besimin e qytetarëve”, – shkroi më tej Kryetari Idrizi.
Në fund ai falënderoi gjithë anëtarët të Kuvendit komunal dhe qytetarët e Vushtrrisë.
Urime qytetarë të Vushtrrisë!
#vazhdojmë












