Kuvendi i Kosovës sot do t’i zhvilloj dy seanca. Në seancën e parë nderon heroin Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve, ndërsa seanca e dytë do të debatohet për gjetjet e Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, si dhe në rend dite është edhe votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në 25 vjetorin e rënies, Kuvendi i Kosovës mbanë seancë solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve. Ata ranë në latarin e lirisë më 30 prill 1999 në Drenicë. Kjo seancë është planifikuar të fillon në orën 10:00.
Gjithashtu Kuvendi i Kosovës në orën 11:00 do të mbajë seancën plenare për shqyrtimin e Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, si dhe në rend dite është edhe votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.