
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sonte në fshatin Madnaj në Gjakovë ku dy vëllezër u vranë.
Burime të Veriu.info mëson se vëllezërit me inicialet B.I dhe H.I. u vranë për shkak të pronës.
Rastin e ka konfirmuar edhe nga drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta.
“Ashtu e kemi informatën. Janë dy vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, u shpreh ai.












