Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është 30-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht 7-vjeçaren në Podujevë, e preku dhe e puthi me zor

16/07/2022 - 21:26
në Kryesore, Lajme
A A
Bien në pranga të Policisë 30-vjeçari nga Podujeva, abuzoi seksualisht me një 7-vjeçare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot u raportua për disa raste që ngjasojnë me pedofilit, që kanë ndodhur në Sfeçël të Podujevës, e për të cilat po dyshohet një 30-vjeçar. I dyshuari ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 7-vjeçare para disa ditësh. Përveç këtij rasti, ai dyshohet edhe për dy raste të tjera të ngacmimit ndaj dy 11-vjeçareve.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fitim Konushefcin, i cili tashmë ndodhet në ndalim policor, nën dyshimin se ka kryer veprat penale sulm seksual dhe ngacmim seksual.

Çka dihet për rastin e sulmit seksual

30-vjeçari u arrestua gjatë ditës së djeshme si rezultat i denoncimit të prindit të 7-vjeçares, i cili e njoftoi Policinë së e bija i është sulmuar seksualisht më 10 korrik në fshatin Sfeçël të Podujevës. Ai bashkë me vajzën kanë rrëfyer detaje për momentet e tmerrit që ka përjetuar ajo, kur i dyshuari e sulmoi seksualisht, duke e ledhatuar, e më pas duke e puthur me zor.

Pasi është marrë deklarata e prindit të viktimës, Prokuroria ka nisur hetimet, me ç’rast ka siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë, të vendosura në pjesën e rrugës ku ndodhi ngjarja.

Rastet e ngacmimeve

Pas arrestimit për rastin e sulmit seksual, në bazë të hetimeve preliminare, ka rezultuar se 30-vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i ngacmojë seksualisht edhe dy të mitura, në të njëjtin fshat. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për dy 11-vjeçare, të cilat janë viktima të tij, por që ende s’dihen më shumë detaje.

Lidhur me rastin, të miturat janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe pas mbledhjes së të dhënave edhe për këto raste, pista e hetimeve ndaj të dyshuarit është zgjeruar dhe pritet që gjatë procesit të vërtetohen dyshimet e ngritura deri më tani dhe nëse ka edhe raste të tjera.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë