Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është arsyetimi i Bordi i KOSTT-it për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv Evetar Zeqiri

25/04/2025 - 22:03
në Kryesore, Lajme
A A
Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bordi i Drejtorëve të Operator Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka shkarkuar të enjten kryeshefin ekzekutiv, Evetar Zeqirin.

Në arsyetim thuhet se Bordi i Drejtorëve ka shqyrtuar me kujdes gjendjen e përgjithshme të ndërmarrjes, me theks të veçantë vendimmarrjen e kryeshefit ekzekutiv për lëvizjes e personelit në pozita kyçe, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionalitetin jo të duhur të strukturave operative të ndërmarrjes.

“Këto vendimmarrje kanë reflektuar gjithashtu me efekt negativ në motivimin dhe zhvillimin profesional të stafit, duke cenuar stabilitetin organizativ dhe klimën e brendshme të punës. Gjithashtu u shqyrtua edhe niveli jo i kënaqshëm i realizimit të investimeve kapitale dhe planifikimi jo i duhur i projekteve në buxhet përkundër adresimeve të vazhdueshme paraprakisht nga Bordi i Drejtorëve tek kryeshefi ekzekutiv dhe planifikimeve strategjike të miratuara”, thuhet nder tjerash në arsyetim.

Vendimi për shkarkimin e Evetar Zeqirit është nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve në KOSTT, Gëzim Tosuni.

Në një njoftim për media, bordi i drejtorëve të KOSTT-it ka njoftuar se ka vendosur po ashtu që Shaban Neziri të jetë ushtrues detyre deri në marrjen e një vendimi tjetër.

“Ju njoftojmë që Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në takimin e mbajtur me 24 Prill 2024, në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin e kompanisë, ka marrë vendim që të ndërpresë marrëdhënien e punës të Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT z.Evetar Zeqiri. Me këtë rast, Bordi ka emëruar z. Shaban Neziri, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv, si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT sh.a, deri në marrjen e një vendimi tjetër”, thuhet në njoftim.

Zeqiri u shkarkua më 24 prill nga Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it, vetëm një ditë pas diskutimeve në emisionin “Debat Plus”, ku u përmendën kompani energjetike me aktivitete të dyshimta, që sipas raportimeve, kishin bashkëpunuar me KOSTT-in dhe KEK-un.

JU REKOMANDOJMË

Mot i ndryshueshëm për fundjavë, ja kur priten reshje me bubullima

Mot i ndryshueshëm për fundjavë, ja kur priten reshje me bubullima
11/07/2026 - 01:23

Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen...

Më shumëDetails

“Qurravitjet” e Gjergj Lucës vënë në lëvizje Edi Ramën, kontakton Google për të shpëtuar bizneset e ‘peshkatarit’ trafikant

“Qurravitjet” e Gjergj Lucës vënë në lëvizje Edi Ramën, kontakton Google për të shpëtuar bizneset e ‘peshkatarit’ trafikant
11/07/2026 - 01:22

Kryeministri Edi Rama ka angazhuar qeverinë që të hyjë në kontakt direkt me kompaninë Google për të shpëtuar nga rrënimi bizneset e Lucës. “Qurravitjet” e Gjergj Lucës për...

Më shumëDetails

Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes
11/07/2026 - 01:20

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan i atribuon një rol të veçantë Halil Mehmetajt, i cili akuzohet për veprën penale...

Më shumëDetails

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat
10/07/2026 - 22:58

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave. Ministrja Fitore Pacolli, ka thënë se, nuk do lejohet më stërmbushja e kontejnerëve pranë...

Më shumëDetails

Policia e Dogana i gjejnë 36 orë dore të padeklaruara në një veturë në Han të Elezit, i sekuestrojnë ato

Policia e Dogana i gjejnë 36 orë dore të padeklaruara në një veturë në Han të Elezit, i sekuestrojnë ato
10/07/2026 - 22:41

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në bashkëpunim me doganën kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra. Policia ka njoftuar se në bagazhin e një veture, kanë...

Më shumëDetails

Ejupi: Do të ishte mirë që Kurti t’ia lirojë pozitën e presidentes, Vjosa Osmanit

Ejupi: Do të ishte mirë që Kurti t’ia lirojë pozitën e presidentes, Vjosa Osmanit
10/07/2026 - 22:30

Analistja politike, Pranvera Ejupi, vlerëson se ish-presidentja Vjosa Osmani, mund të emërohet edhe një herë në krye të vendit. Ajo thotë se do të ishte mirë që kryeministri...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fotot vulosin gjithçka, vjen zhvillim i (pa)pritur nga treshja e BBVK 4

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Me paratë e shqiptarëve, Shefqet Kastrati blen hotel luksoz 55 milionë dollarë në Miami

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë