Një vendim i deputetëve të Kuvendit të Kosovës i vitit 2011 shtoi edhe më shumë privilegjet e përfaqësuesve të nivelit qendror, duke i kompensuar ata edhe për udhëtim për të shkuar në mbledhjey e legjislativit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ky vendim vazhdon të zbatohet ende, ku deputetët përveç pagës dhe mëditjeve, kompensohen edhe për udhëtim duke shtuat edhe më shumë para në llogaritë e tyre në pagat e majme që marrin.
Në raportin e publikuar nga Kuvendi i Kosovës shihet saktë se sa ka marrë secili deputet që nga viti 2011 kompensim për udhëtim për mbulimin e shpenzimeve të derivateve.
Një nga këta deputet që ka përfituar shuma të majme për vitin 2021 është edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Por ai jo vetëm që ka përfituar, por është “kampion” i shpenzimeve pasi i prin listës së deputetëve me 2 mijë e 790 euro kompensim për udhëtim vetëm për vitin 2021.
Pal Lekaj ka qenë kryetar i komunës së Gjakovës dhe ministër para se të bëhej deputet.
Më poshtë gjeni listën e plotë:













