Mediat raportuan për rastin e Prizrenit, ku tre vëllezër llapjanë dyshohet se sulmuan motrën dhe burrin e saj në Prizren,
Në redaksinë e Sinjalit u lajmërua viktima e këtij rasti, Bledi Avdija. Ai e ka konfirmuar rastin dhe tha se shumë shpejt do ta japë versionin e tij lidhur me ngjarjen.
Ende nuk dihen shumë detaje se si ndodhi ngjarja në shtëpinë e Avdijajt, pasi Policia akoma s’ka marrë versionet e vëllezërve të dyshuar.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Tre vëllezërit llapjanë dyshohen se rreth orëve të mëngjesit mbërritën në shtëpinë e dhëndrit dhe të motrës së tyre, në rrugën “Marie Shllaku” të Prizrenit, ku dyshohet se i sulmuan.
Dhunën që dyshohet se pësuan në shtëpinë e tyre, Avdijaj bashkë me gruan e tij e denoncuan në Polici.
Pasi viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve, Policia ka tentuar të kontaktojë me të dyshuarit, por të njëjtit sipas burimeve të Sinjalit nuk janë përgjigjur.












