30 vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, dyshohet se ka vrarë mbrëmë një person poashtu 30 vjeçar me inicialet G.H. në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.
Januzi ndryshe është edhe vëllai i rep këngëtarit ferizajas Betim Januzi i njohur me nofkën Buta.

Sipas policisë i dyshuari për vrasjen është plagosur nga zyrtarët policorë pasi me pistoletën e tij iu është kthyer policëve që kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe ka refuzuar urdhërat.
I dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për tretman në QKUK. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.











