Një përleshje mes disa qytetarëve ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, rreth orës 15:00 në lagjen “Fidanishte”.
Në këtë përleshje pas sulmit me thikë E.M rreth moshës 26-vjeçare, ka vdekur si pasojë e plagëve.
Për vrasjen e të riut janë arrestuar dy persona.
Lajmin për arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën pënale vrasja: e tjetri për veprën penale “lëndim trupor”. Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja””, tha Nikçi.













