Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit, ku ka njoftuar se për një ditë në Kosovë janë dhënë 4 mijë e 620 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.“Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.












