Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku një person është plagosur dy herë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.
Është bërë të ditur se personi që u qëllua me armë zjarri është Veton Gashi – i njohur si ‘Canki’.
‘Canki’ u plagos dy herë nga i dyshuari dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse të Policisë, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.












