Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është plani i OSBE-së për shtensionimin e situatës në veri

02/07/2023 - 19:53
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është plani i OSBE-së për shtensionimin e situatës në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kreu i OSBE-së, Bujar Osmani u prezantoi sot në Shkup shefave të misionit te OSBE-së në Kosovë, Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut një plan disa-pikësh për shtensionimin e gjendjes në veriun e Kosovës.

Plani, në fakt është identik me udhërrëfyesin e Bashkimit Evropian të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara. Zoti Osmani thotë se vendi i tij është mjaft aktiv në nxitjen e dialogut dhe uljen e tensioneve për shkak të rrezikut nga dëmevet e pariparueshme për rajonin.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së synon që organizata të ndihmojë në lehtësimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, por para së gjithash për shtensionimin e gjendjes në veriun e Kosovës.

Shefi i diplomacisë në Shkup shpreson se një udhërrëfyes apo plan nëntë-pikësh do të gjejë zbatim tek palët; ndonëse ky ‘udhërrëfyues’ nuk dallon shumë nga kërkesat që Brukseli dhe Uashingtoni ua kanë paraqitur Kosovës dhe Serbisë.

hotel-flower.com
“Kosova dhe Serbia të riafirmojnë përkushtimin për zbatimin e marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Dialogu nuk ka alternativë, marrëveshjet duhet të implementohen. Çdo mosimplementim i marrëveshjeve të arritura, vetëm humb besimin ndërmjet palëve dhe në këtë mënyrë tensionon edhe më tej situatën

Pikat tjera të udhërrëfyesit kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me shtensionimin e situatës në veri të Kosovës dhe nënkuptojnë: tërheqjen e menjëhershme të forcave speciale të Kosovës nga veriu i Kosovës, që nënkupton se policia e rregullt bashkë me KFOR-in dhe organizatat tjera të mbajnë rendin në veri. Kurse, Serbia të ulë nivelin e gatishmërisë ushtarake në veri të Kosovë.

Të shpallen zgjedhje të reja në këto katër komuna, me qëllim të pjesëmarrjes së komunitetit Serb që do rikthejë legjitimitetin, legaliteti është aty, por legjitimitetin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës dhe në këtë mënyrë të krijohet besimi dhe rikthimi i komunitetit serb në institucionet e Kosovës dhe këtu OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë vetëm me ekspertizë, me këshilla dhe natyrisht me krijim të mirëbesimit për participimin e komunitetit serb atje, me fokus tek të rinjtë”, tha z. Osmani duke renditur disa prej pikave të ‘udhërrëfyesit’.

Zoti Osmani gjatë takimit me shefat e misioneve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ambasadorët Jan Braathu në Serbi, Michael Davenport në Kosovë dhe Kilian Vahl në Shkup është shprehur se “udhërrëfyesi i ofruar inkurajon atmosferë të dialogut dhe të bashkëpunimit”, teksa ka diskutuar me ata lidhur me perspektivat e mundshme të shtensionimin të gjendjes midis dy vendeve fqinje të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Serbisë, por ka biseduar edhe mbi çështje të tjera rajonale.

Maqedonia e Veriut dëshiron të paraqitet si një shembull suksesi në rajon dhe më gjerë me Marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe në këtë vijë edhe me organizimin e pritjes së takimit të Ohrit më 18 mars midis Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiç me ndërmjetësimin e Shefit të Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrel dhe të dërguarve evropianë e amerikanë, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Diplomatët perëndimorë po i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe t’i hapin rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës. Nga Kosova kërkohet pezullimi i operacioneve policore në ndërtesat e komunave në veri dhe që katër kryetarët e komunave përkohësisht t’i kryejnë detyrat jashtë zyrave komunale. Nga Serbia ndërkaq të sigurojë që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave njëkohësisht me largimin e policisë së Kosovës. Por, asnjëra palë nuk ka dhënë shenja gatishmërie për të lëshuar pe.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë