Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas serb, gjatë festimit të tyre të ‘Vidovdanit’ në Gazimestan.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi i arrestuar është Nikolla Nedeljković i lindur në vitin 2002.
Ai është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale nxitje urrejtjes dhe përlarjes.
Para nisjes së manifestimit serb, policia kufitare ka ndaluar 10 persona serb shtetas të Malit të Zi dhe ka konfiskuar disa ndërresa (maica) të dyshuara me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes.












