Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi i është nënshtruar një operacioni urgjent nga apendiksi, ose siç njihet ndryshe “zorra qorre”.
Kështu ka bërë të ditur MSH-ja dhe ka njoftuar se pas operacionit, gjendja e Latifit është stabile.
“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, nga apendixi”.











