Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ky o qen”, tensione në gjykimin ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

04/04/2025 - 09:25
në Lajme
A A
“Ky o qen”, tensione në gjykimin ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën e së enjtes në gjykimin ndaj vëllezërve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, një familjar i tani të ndjerit- biznesmenit Bedri Rexhepi gjatë kohës kur Nexhati ishte duke dhënë mbrojtjen, iu drejtua me fjalët “ky o qen”.

Në këtë rast, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi në vitin 2021, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ky o qen. Mos këqyr o majmun, kthehu përpara”, tha familjari i viktimës.

E gjithë kjo erdhi pasi paraprakisht, mbrojtësi i të akuzuarit Nexhat, avokati Shemsedin Piraj kërkoi nga Gjykata që përfaqësuesi i palës së dëmtuar- avokati Besnik Berisha të mos i drejtohet të akuzuarit me fjalët “rrenë” e “rrenc”.

“Konsideroj se përdorja e fjalëve ‘rrenë’ nuk lejohet dhe në parashtrimin e pyetjeve duhet me pas kujdes, kjo rrenë ajo rrenë, nuk duhet m’u leju aso pyetje”, tha avokati Piraj.

Në anën tjetër, i akuzuari Nexhat i cili vazhdoi dhënien e mbrojtjes që e nisi dy seanca më parë, me të filluar seanca tha se nuk dëshiron të përgjigjet më në asnjë pyetje të avokatit Berisha, pasi që tash e tri seanca është duke e marrë në pyetje.

Për këtë, Gjykata e njoftoi të akuzuarin se mund të mos përgjigjet në pyetje të cilat e inkriminon veten, anëtarët e familjes apo e vë veten para një turpi.

Më pas, në secilën pyetje të avokatit Berisha, i akuzuari Nexhat zgjodhi të thotë se nuk ka përgjigje.

Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Piraj, i akuzuari sqaroi se asnjëherë në jetën e tij nuk ka dëgjuar për emrin dhe mbiemrin Bedri Rexhepi. Tha se shtëpia në fshatin Vllasali edhe pse nuk banon askush në të, është e banueshme.

Ai deklaroi se ka kërkuar vazhdimisht nga vëllai i tij Jetoni që të tregojë se ku është kufoma e të ndjerit dhe se këtë e ka bërë në prezencë të gruas së Jetonit.

I pyetur nga gjykatësi Gent Beka se përse në disa raste ka folur me të akuzuarin Jeton me zë të ulët e në disa me të lartë kur kanë dalë në vendngjarje me hetues dhe prokuror për të kërkuar trupin e viktimës, i akuzuari Nexhat nuk u përgjigj.

Por për këtë situatë, iu përgjigj avokatit Piraj, duke thënë se i ishte kërkuar nga prokurori ta ulë zërin, me arsyetimin se kishte folur me zë të lartë dhe i kishte penguar të tjerët.

Ndërsa, kur u pyet se kur e ka kërkuar skicën e përpiluar në Prokurori për vendin se ku gjendet trupi i viktimës, a e ka bërë me zë të lartë kur kanë shkuar në vendngjarje, i akuzuari tha se nuk e di.

“Pasha Zotin s’e di”, tha i akuzuari Nexhat.

Prokurori Armend Hamiti njoftoi se do të propozojë një provë materiale. Më pas, seanca u ndërpre pasi që u ndal rryma në gjykatë, kurse gjykatësja Medie Bytyqi njoftoi se do vazhdohet në seancat e radhës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Të njëjtit, po ashtu ngarkohen me veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, nga neni 413, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë