Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Labinot Gruda pranon fajësinë për vjedhjen e 2.1 milion eurove nga Thesari i Shtetit

11/02/2022 - 12:00
në Pa kategori
A A
Labinot Gruda pranon fajësinë për vjedhjen e 2.1 milion eurove nga Thesari i Shtetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në rastin e njohur si 2 milionshi, për vjedhjen nga Thesari i Shtetit, i akuzuari Labinot Gruda pranoi fajësinë lidhur me akuzat se e dëmtoi buxhetn e Republikës së Kosovës në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë.

Gruda u deklarua fajtor për të gjitha pikat e akuzës në seancën e mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Së bashku me Grudën akuzohet edhe Kadri Shala.

Avokati i këtij të fundit, Florent Latifaj, propozoi që seanca të shtyhet për një datë tjetër, në mënyrë që të konsultohet me të mbrojturin e tij, meqenëse tashmë kanë ndërruar rrethanat.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori Valdet Gashi, dhe si i tillë u aprovua nga trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Arben Hoti.

Mbrojtësi i të akuzuarit Gruda, avokati Tahir Rrecaj i propozoi gjykatës që ndaj të mbrojturit të tij të ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtit t’i shqiptohet një masë më e butë.

Prokurori Gashi e kundërshtoi një propozim të tillë, me arsyetimin se të njëjtit i është aprovuar pranimi i fajësisë për një vepër penale e cila është shumë e rëndësishme dhe në anën tjetër dënueshmëria për këtë vepër është shumë e lartë. Sipas prokurorit, në këto rrethana ekziston rreziku i arratisjes.

Ky propozim i avokatit Rrecaj u refuzua nga trupi gjykues. Kështu, Grudës i vazhdohet paraburgimi edhe 2 muaj.

Gjykatësi Hoti gjithashtu aprovoi propozimin e avokatit Latifaj për shtyrjen e seancës, ku atë të radhës e caktoi për 28 shkurt, në ora 13:15.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 tetor 2021, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala.

Në aktakuzë thuhet se Gruda, akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin Shala.

Ndërkaq, thuhet se Shala, akuzohet për veprat penale “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëveprim me të pandehurin Gruda, dhe “Ndihma”, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se Labinot Gruda veprat penale që i vihen në barrë i kreu në cilësinë e personit zyrtar, me pozitë menaxher i tavolinës ndihmëse për Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK) në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve-Thesari i Shtetit. Ndërsa, Kadri Shala ishte i autorizuar ligjor në kompaninë “LDA Group SHPK”.

Sipas PSRK-së, si pasojë e veprimeve inkriminuese të të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala buxhetit të Republikës së Kosovës, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë.

“Lidhur me këtë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar konfiskimin e katër (4) veturave, të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës, si dhe nga ana e të pandehurve të bëhet kompensimi i humbjes apo dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës, deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale, ose në të kundërtën, gjykata lidhur me këtë të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhej në komunikatën e PSRK-së.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Labinot Gruda më 9 tetor 2020, me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët, dhe për t’i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës ka ndërhyrë në ndarjen buxhetore, dhe ka transferuar shumën prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë, në llogarinë bankare në emër të “LDA GROUP”, SH.P.K.

Ashtu që sipas aktakuzës, Gruda është kyçur në SIMFK dhe ia ka shtuar userit të tij mundësinë e shtimit të klasës funksionale në sistem, me ç’rast ka regjistruar furnitorin “LDA GROUP” SH.P.K, më pastaj ka krijuar përdoruesit fiktiv përmes të cilëve ka ndërmarrë veprimet për qasje për urdhër-blerje, për pranim të mallit dhe krijim të kuponave të shpenzimit, si dhe ka ndërruar fjalëkalimin e përdoruesit ekzistues “FAZLIUF”(Fadil Fazliu), i cili kishte qasje në sistem si zyrtar certifikues i Ministrisë së Infrastrukturës, përmes të cilit ka certifikuar kuponët e shpenzimit për operatorin “LDA GROUP” SH.P.K., me ç’rast Thesari i Kosovës sipas procedurave standarde të SIMFK-së, ka ekzekutuar pagesat në llogari të këtij operatori.

Kurse, Kadri Shala akuzohet se më 9 tetor 2020 me dashje dhe me qëllim të krijimit të kushteve dhe mundësive për realizimin e veprimeve inkriminuese të të akuzuarit Gruda, i ka ndihmuar të njëjtit duke i dhënë në dispozicion të dhënat e plota për subjektin juridik “LDA GROUP” SH.P.K, dhe llogarinë bankare të të njëjtës, ku person i autorizuar i të cilës me kompetenca të plota është i akuzuari Shala, me ç’rast i ka mundësuar të akuzuarit Gruda që paratë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centëm t’i transferojë në mënyrë të kundërligjshme në llogarinë bankare të këtij subjekti.

Prokuroria, gjithashtu pretendon se të akuzuarit Gruda dhe Shala nga 9 deri më 15 tetor 2020, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit, lëvizjes ose pronësisë së parave të transferuara në mënyrë të kundërligjshmem fillimisht Gruda i ka transferuar këto para në llogarinë bankare të “LDA GROUP”, e më pastaj Shala në emër të blerjes, huazimit, avansit, donacionit dhe kryerjes së obligimeve, i ka transferuar në llogari të ndryshme bankare të personave fizik dhe juridik dhe atë brenda Kosovës shumën prej 1 milionë e 416 mijë e 413 euro e 64 centë dhe jashtë saj shumën prej 440 mijë euro, si dhe ka tërhequr nga banka shumën prej 221 mijë e 582 euro e 26 centë, gjoja për pagesa dhe nevoja të kompanisë.

JU REKOMANDOJMË

“Hajnia me rrymë”, Buzhala: Blerja është bërë nga ETMT, por u evidentua kinse nga Italia – diferenca dhjetëra milionë euro

“Hajnia me rrymë”, Buzhala: Blerja është bërë nga ETMT, por u evidentua kinse nga Italia – diferenca dhjetëra milionë euro
30/03/2026 - 16:02

Gazetari Berat Buzhala ka alarmuar për një skandal të vjedhjes përmes blerjes së rrymës nga shteti i Kosovës prej Shqipërisë, të cilën sipas tij e kanë evidentuar si...

Më shumëDetails

Eskalon protesta, Protestuesit e OVL-UÇK-së tentojnë të hyjnë me forcë në hyrjen e Kuvendit

Eskalon protesta, Protestuesit e OVL-UÇK-së tentojnë të hyjnë me forcë në hyrjen e Kuvendit
30/03/2026 - 13:26

Protesta e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka eskaluar para Kuvendit të Kosovës, ku një numër protestuesish kanë arritur të çajnë kordonin policor dhe të...

Më shumëDetails

Ekspozita për masakrat, Hasani: Këto të dhëna janë nga shërbimi serb

Ekspozita për masakrat, Hasani: Këto të dhëna janë nga shërbimi serb
29/03/2026 - 22:26

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Nait Hasani ka folur në lidhje me ekspozitën për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.Ai ka theksuar se ato të dhëna janë marrë...

Më shumëDetails

Barcelona po i konsideron tri alternativa të lira për Julian Alvarezin, Fisnik Asllani pjesë e listës

Barcelona po i konsideron tri alternativa të lira për Julian Alvarezin, Fisnik Asllani pjesë e listës
29/03/2026 - 20:32

Kërkimi i Barcelonës për një pasardhës afatgjatë të Robert Lewandowskit është bërë një nga temat kryesore përpara merkatos së verës. Interesimi për Julian Alvarezin është i njohur, dhe...

Më shumëDetails

Protesta për shkak të ekspozitës së Shkëlzen Gashit – këto janë pankartat që OVL do t’i përdorë nesër

Prokuroria prezanton listën e veteranëve që pretendon se janë të rrejshëm, mbrojtja e kundërshton
29/03/2026 - 19:42

IOrganizata e Veteranëve të UÇK-së ka thirrur për 30 mars për të kundërshtuar ekspozitën e Shkelze Gashi. Ekspozita u kritikua për shkak të mënyrës siç u përshkrua masakra...

Më shumëDetails

Sveçla fajëson Ramën: Në Prishtinë shemben rrugët, sepse është shembur sistemi

Sveçla fajëson Ramën: Në Prishtinë shemben rrugët, sepse është shembur sistemi
29/03/2026 - 18:59

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”. Sveçla me anë të një reagimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë