Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ora 07:30 të mëngjesit, në Qeverinë e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftim.
Pas Prishtinës, Lajçak do të shkojë për vizitë në Beograd të premten./Gazeta Blic/













