Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lajçak: Nuk duam ta detyrojmë Kosovën që të pranojë diçka kundër ligjeve të saj

24/02/2023 - 08:10
në Kryesore, Lajme
A A
Pas takimit me Kurtin, ky është reagimi nga Lajçak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në transmetuesin publik ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tema të tjera.

“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pothuajse e di përmendsh dhe thotë se Asociacioni duhet të themelohet dhe që akti ligjor nga qeveria duhet të marrë parasysh gjetjet nga ana e kësaj gjykate. Kështu që mendoj që konkluzat janë të qartë, vendimi thotë që duhet themeluar dhe statuti Asociacionit dhe akti ligjor i qeverisë duhet të marrin parasysh konstatimet e Gjykatës, mendoj se udhëzimi është shumë i qartë”, theksoi ai.

Emisari i BE-së, tha se nuk duan që ta detyrojën Kosovës që të pranojnë asgjë.

“Unë mendoj se Kosova është multietnike, po flasim për Asociacionin, nuk mendoj se ka një komunë të vetme monoetnike, ka shqiptarë që jetojnë në veri të Kosovës, ne duam të aplikojmë modele evropiane, ne nuk duam ta detyrojmë Kosovën të pranojë asgjë që do të ishte kundër funksionalitetit të saj dhe kundër sistemit të saj ligjor, pse do të bëjmë këtë”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, është një ditë shumë e rëndësishme dhe shpreson që të jetë me rezultat.

“Presim që ata zyrtarisht dhe publikisht të deklarojnë se e pranojnë planin”, tha ai.

Sipas tij do të jetë më shumë se pranim gojor, por ai nuk ka dashur më shumë të flas për këtë.

“Është më rendësi që ajo që do të diskutohet të zbatohet, i inkurajomë palët të vijnë më propozime konstruktive dhe të arsyeshëm e lidhur me planin e zbatimit dhe është e drejtë që ata ta thonë planin e tyre. Pra ne duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë të zbatimit që do ta bëj një plan real dhe të zbatueshëm”, tha ai.

Sipas tij plani është ai që trajton çështjen e që respekton vijat e kuqe të palëve dhe ofron maksimumin e arritshëm.

“Ka më shumë më tepër në këtë propozim, të cilat natyrisht nuk mund t’i shpalos në këtë moment, por në momentin që liderët miratojnë propozimin ai do të bëhet publik dhe ka shumë substancë dhe shumë gjëra pozitive për të dyja palët dhe kjo nuk është fundi i rrugës, sepse mandati im thotë se duhet të lehtësoj marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve”, theksoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë