Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i pikëlluar nga vdekja e ish-presidentit finlandez, laureatit të Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari.
Lajçak tha përmes një postimi në Twitter se Ahtisaari ishte “një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme”.
“I pikëlluar thellë për ndarjen nga jeta të ish-presidentit 🇫🇮 dhe laureatit të Nobelit, Martti Ahtisaari. Një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme, i vlerësova pa masë njohuritë, vizionin dhe vlerësimet e tij”, shkroi Lajçak.












