
I Dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak bashkë me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë, Jens Plotner dhe të Francës, Emmanuel Bonne, kanë mbërritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ata do të priten në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Dyshja u ngarkuan nga Kancelari Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, që të jenë krah Lajçakut për të përshpejtuar procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.










