
Në orën 11:00 emisari i BE-së, Miroslav Lajçak do të takohet me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.
Këtë për Express e ka konfirmuar nënkryetari i komunës Arian Tahiri.
“Po, takimi nis në orën 11:00”, tha shkurt ai.
Tahiri refuzoi të tregojë se për çfarë tema do të diskutojnë Lajçaku e Hamza.
Se do të shkojë te Hamza, e konfirmoi edhe Lajçak në një konferencë për media “për të dëgjuar edhe perspektivën e tij”.
Ndërkaq, Lajçak sot në mëngjes është takuar me kryeministrin Kurtid he zëvendëskryeministrin Bislimi, derisa më pas shkon në Serbi.











