Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Driton Lajçi, ka shpërndarë një fotografi me aktivistin Gzim Greme, i cili ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kandidatit të PDK-së, i cili në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 97-të.
Lajçi ka thënë se takimi me Gzimin ishte emocionues dhe ka theksuar zotimin e PDK-së, për mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe ka thënë se për këtë kategori të personave do të ndërtohen Qendra Paliative, ku do të ofrohet kujdes fizik dhe psikologjik për ta dhe familjet e tyre.
Postimi i plotë i Lajçit në profilin e vet në “Facebook”:
Takim me Gzim Greme ishte miqësor dhe emocional. Në programin tonë zgjedhor të PDK-së, për këtë kategori të përsonave me nevoja të veçanta do të ndërtohen Qendra Paliative, ku do të ofrohet kujdes fizik dhe psikologjik për ta dhe familjet e tyre.
Vota juaj për PDK 131 & Driton Lajçi 97, zotimet bëhen realitet.
#PDK131
#bedrihamzakryeminister
#dritonlajci97