Aktori kosovar Çun Lajçi ka thënë se sot Kosova quhet Albin, para takimit të sotëm mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Alekandër Vuçiq.
Lajçi ka shkruar se sot kryeministri nuk do të duhej të ishte vetëm për bashkë me të edhe liderët opozitarë.
Postimi i plotë:
Sot Kosova quhet Albin
Dhe nuk asht vetëm, se Kosova kurrë s’ka qenë e vetmueme!
Gjithmonë e ka pasë dikend që e ka dashtë ma shumë vendin se vetën, ma shumë hallet e saj se pasuninë!
E ky asht populli!
Sot Albini s’do të duhej të jetë i vetmuem buzë liqenit me emnin e lashtë “OH TOKË”, – Oh-rid!
Do t’duhej t’jenë me shpirt e zemër edhe Memli edhe Lumiri edhe Ranushi, që ma n’fund ta kuptojnë se dikush para tyne e lavroi mbrapsh arën. Hullinë e parë e gërrithi qyshë s’duhej e sot t’përpiqën t’lavrojnë thellë e drejt, që nesër mos të rritën kopilat as bastardët tokës dardane!
Sot Kosova quhet Albin, dhe mos e leni vetëm, se toka s’ka gjuhë, po ka gjak shqiptarësh e ata s’janë fajtor pse dikush para tij gaboj e vuni firma n’letra!
Albini s’asht fajtori, sa do që po mundoheni t’ia varni kumonën n’qafë!
Luzern, 18.03.2023












