
KFOR-i i ka kthyer përgjigje negative Serbisë për kërkesën e saj për kthimin e një mijë trupave në Kosovë. Kjo është konfirmuar nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë ditës së sotme.
Vuçiqi duke e zbutur përgjigjen ka thënë se KFOR-i beson që nuk ka nevojë për kthimin e trupave serbe në Kosovë. Më tej ai shtoi se KFOR-i ishte bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit – në bazë të të cilës (siç pretendonte Serbia) ishte përpiluar edhe kërkesa).
Ai ka thënë se të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje.
“Këtë e kanë deklaruar në letrën e tyre të përpiluar me kujdes që i kanë dërguar Qeverisë me kërkesë dhe ai e ka marrë përmes kabinetit ushtarak”, ka thënë ai, shkruan Danas.











