Pak më parë raportuam për një vdekje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë, shkruan Veriu info.
Mësohet se viktima është Shemsedin Raça, i cili jetonte në Gjermani por kishte ardhur për pushime në Kosovë.
Veriu.info mëson se viktima vdekjen e gjeti nga një bombolë gazi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe mjekësia ligjore.












