Tashmë është bërë normalitet i menaxhmentit të ri të KRU “Mitrovica” ndërprerja e furnizimit me ujë në Mitrovicë, shkruan Veriu.info.
Kjo kompani ka njoftuar se është ndëprerë prodhimi në impiantet në Shipol dhe Balinc.
Kjo ka ndodhur sipas kompanisë pas turbullimit të ujit.
Postimi i plotë:
Ndërpritet prodhimi në Shipol dhe Balinc
Si pasojë e ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit është ndërprerë operimi i Impianteve për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc.
Ne një situatë të tillë është e pamundëshme të operojnë Impiantet dhe nuk ka kushte për trajtimin e ujit dhe ruajtjen e cilësisë së tij.
Parametrat e turbullshmërisë së ujit monitorohen në vazhdimësi dhe në momenin që krijohen kushtet për operim do të fillohet me prodhimin, respektivisht trajtimin e ujit.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!













